Për herë të parë në 60 vitet e fundit, popullsia e Kinës shënon rënie rekord

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët,  6.77 lindje për 1000 gra.

Popullsia në 2022, 1.4118 miliardë, ra me 850,000 krahasuar me vitin 2021. Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.

Por shtatë vjet pas heqjes së politikës së një fëmije, ajo ka hyrë në atë që një zyrtar e përshkroi si një "epokë të rritjes negative të popullsisë". Shkalla e lindjeve në 2022 ishte gjithashtu në rënie nga 7.52 në 2021, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat të martën.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 - 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 që ishte një vit më parë.

Të dhënat e mëparshme të qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurte fuqinë punëtore të Kinës dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.

Yue Su, ekonomisti kryesor në Njësinë e Inteligjencës së Kinës, tha se efektet afatgjata të pandemisë dhe bllokimeve të fundit mund të çojnë në nivele edhe më të ulëta të lindjeve.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?