Për herë të parë në Itali, deputetja ushqen me gji djalin brenda sallës së parlamentit (VIDEO)

Për herë të parë në Itali, deputetja ushqen me gji djalin brenda sallës së parlamentit (VIDEO)

Gilda Sportiello

Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit italian, një deputete mori pjesë në seancën plenare me foshnjën e saj në krahë, të cilin e ushqeu me gji në mesin e kolegëve të saj.

Gilda Sportiello, deputete e “Lëvizjes 5 yje” hyri në dhomën e deputetëve me foshnjën e saj vetëm dy muajsh në krahë, të cilin e ushqente me gji.

Deputetja zuri vendin e saj në dhomën e parlamentit italian, mori pjesë në votimin përfundimtar të projektligjit për administratën publike dhe më pas i dha gji foshnjës së saj, veprim që u prit me duartrokitje unanime nga kolegët e saj.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe partia politike të cilën deputetja përfaqëson.

“Fakti që në vendin e punës, çdo grua ka një hapësirë ​​të dedikuar për mundësinë e dhënies së gjirit të foshnjës së saj nuk mund të jetë një privilegj, por duhet të jetë diçka normale. Nuk duhet të ndodhë më që gratë të detyrohen të ndërpresin ushqyerjen me gji jo me zgjedhjen e tyre, por sepse duhet të kthehen në punë. Çdo nënë ka të drejtë të zgjedhë se kur dhe ku ta ushqejë me gji fëmijën e saj dhe asnjë gruaje, cilido qoftë profesioni i saj, nuk mund t'i mohohet më kjo e drejtë”, shkruhej në një postim në faqen zytare të “Lëvizja 5 yjet”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë