Qeveria nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka financuar projektin e Bashkisë Divjakë për ngritjen e potencialeve turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Me një fond prej 145 milionë lekësh (1.45 milionë euro) do të rehabilitohen 20 kilometra argjinaturë në lagunën e Karavastasë. Investimi që ka nisur të realizohet nga Kompania fituese e tenderit "Alba Konstruksion" do të përfundojë për 12 muaj. Në të gjithë gjatësinë e argjinaturës do të ketë ndriçim, korsi të dedikuar për këmbësorë dhe biçikleta, gjelbërim vende atraktive buzë lagunës.
Kryetari i bashkisë së Divjakës Josif Gorreja, tha për Report tv se pjesë e projektit janë sistemi i tokave bujqësore, rritja e aktivitetit te peshkimit në lagunë.
“Sot fillon puna për argjinaturën mbrojtëse të lagunës dhe tokave. Pra qëllimi kryesor është të mbrohet laguna, të disiplinohen ujërat e tepërta. Po kështu kjo argjinaturë do kthehet në shëtitore 20 km nga këtu ku jemi deri në Adriatik. E gjithë shëtitorja do të jetë e ndriçuar dhe me pemë. Po kështu do ketë vend të veçantë për peshkimin me grep”, thekson Gorreja.
Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta në këtë sezon veror ka një numër të shtuar vizitorësh. Sipas të dhënave nga sporteli i Kulles dhe flotes së varkave, gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit, parkun e vizituan 67 mijë persona, duke zënë 37% të vizitorëve në parqet kombëtare në rang vendi. Ndërsa me përfundimin e investimit synohet kthimi i Parkut në një nivel më të avancuar turizmi.
R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në
24 Dhjetor, 15:26
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
21 Dhjetor, 10:31
-
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
20 Dhjetor, 17:17
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor, 16:37