Për herë të parë në Shqipëri, Samiti Rajonal për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuar të apasionuar pas sportit

Për herë të parë në Shqipëri, Samiti Rajonal për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuar të apasionuar pas sportit

Të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuar të apasionuar pas sportit

Tirana mirëpriti për herë të parë, të rinj me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në një Samit dedikuar rinisë për Sportin për gjithëpërfshirje, i cili nxori në pah talentin, kurajën dhe guximin e atletëve të Special Olympics.

Së bashku me të rinj nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, atletët organizuan Turneun “Shoot for Inclusion” – “3-pikëshi i gjithëpërfshirjes”, si një dëshmi të sportit si gjenerator i gjithëpërfshirjes, shëndetit të mirë, zhvillimit të qëndrueshëm e të vazhdueshëm dhe integrimit e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara intelektuale.

Aktiviteti theksoi bashkëpunimin e atletëve shqiptarë në nivel rajonal në kuadër të veprimtarive të shumta të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, por edhe duke promovuar Tetorin si muaj të Ndërgjegjësimit ndaj Sindomës Down.

Ky Samit Rajonal u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, organizuar nga Special Olympics Albania, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, në partneritet me UNFPA dhe Lions Clubs International Foundation.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës