Për herë të parë pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, është shfaqur krah një anëtari të qeverisë. Lesi ka qenë krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi në Dukat për të koordinuar punën për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh. Por pavarësisht përplasjeve duket se situata e zjarrit i ka bashkuar dhe Leli tha se po punojnë së bashku me Peleshin.
“Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e Poros, për të bërë fikjen e zjarrit. Janë organizuar forcat që janë në Bashki Forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e Pashalimanit si tha Ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja , organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme”.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Holanda do na ndihmojë! Shmangëm më të keqen në Pashaliman, kemi 3 helikopterë në punë! 6 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme
