Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Holanda do na ndihmojë! Shmangëm më të keqen në Pashaliman, kemi 3 helikopterë në punë! 6 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme

Nga Dukati i Vlorës ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën e zjarreve. Ministri tha se aktualisht po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e flakëve në zonat problematike në Vlorë, ndërsa pritet të vijë një ekip i specializuar nga Holanda.

Ndonëse Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga shumë shtete tha Peleshi, ndërsa Holanda është treguar bujare ku pritet të vijë një ekip për të parë situatën nga afër dhe më pas për të vendosur sa ndihmë duhet nga ky shtet. Gjendja sipas tij është më e rënduar në Vlorë, me Karaburunin si vatër më të rrezikshme. Kurse në Gjirokastër, ku humbi jetën 1 person, situata paraqitet më e stabilizuar. I bindur se zjarret janë të qëllimshme, Peleshi tha se deri më tani janë 6 të arrestuar për zjarrvënie.

“Situata në Gjirokastër është shumë e qetë. Dje jemi përballur me situatë të vështirë sepse jemi përballur me disa vatra zjarri të rrezikshme. I kemi të forta dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme. Pra disa vatra kanë shpërthyer në të njëjtën kohë. Shtuar edhe kushtet atmosferike. Rreth tre katër fshatrave ka pasur flakë e zjarre të shumta. Jemi përpjekur të mos kemi banesa të djegura, sidomos në fshatin Asim Zenel, flakët kanë rrethuar fshatin, por në fund ia kemi dalë. Tani që flasim vatrat janë fikur ka vetëm vatra të vogla pa rrezik. Në Pashaliman e konsideruam të fikur zjarrin në orën 20:00. Por më vonë vatra u riaktivizua sërish. Ka kaluar më e keqja, por po punojmë akoma. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake, e kjo e rrit rëndësinë që ka. Vatrat më të rrezikshme janë në Karaburun. Është djegur një faqe e malit, rreziku është prekja e Parkut të Llogarasë.

Kemi tre helikopterë në punë, po punohet në disa drejtime për të mos lejuar avancimin e vatrave të zjarrit. Që në krye të herës i kemi kërkuar kërkesë për mbështetje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera, si Italinë, Greqinë, Turqinë, Çekinë, Ukrainën. Holanda është përgjigjur në mënyrë bujare dhe sot presim të sjellë një ekip të sajin te ne për të na mbështetur nga zjarret. Do të jemi shumë të varfër në raport me Turqinë, që nuk kanë t’i bëjnë këtyre situatave, nuk parandalohen 100%. Jam i bindur që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ato eliminohen si përgjigje e gjithë shoqërisë, që duhet ta quajnë qytetari e jo spiunllëk për zjarrvënësit. Kemi emra, kemi arrestime, për disa ka prova edhe vatrat sa më herët të lajmërohen aq më mirë është. S’dua të heq përgjegjësitë që kemi ne, për të qenë më të shkathta”, tha Peleshi.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës dhe sulmet e tyre. Ai tha se ekipet e zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura nuk punojnë me mjete rrethanore, por me ato të duhurat për të vendosur në kontroll flakët.

“Ka limite çdo shtet, sado i fuqishëm të jetë një shtet, nuk ka kapacitete për të përballuar këto situata. Nuk punohet me mjete rrethanore. Nuk është ndihmë të përdorim nota peçorative për ushtarin. E kam fjalën për opozitën. Vlen më tepër të merremi faktin se si ka mundësi që në një moment të ndizen 10 vatra zjarri brenda një makine. Edhe për zjarrin e Karaburunit kemi emra, kam marr garanci dhe nga ministri i Brendshëm që do të ketë ndalime. Janë ndërruar tre veta, ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar që zjarret janë të qëllimshme”, Peleshi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Për herë të parë pas përplasjeve, Leli shfaqet krah Peleshit në Vlorë: Po punojmë së bashku, të rrisim alarmin për zjarrvënie të qëllimshme

 

Për herë të parë pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, është shfaqur krah një anëtari të qeverisë. Lesi ka qenë krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi në Dukat për të koordinuar punën për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh. Por pavarësisht përplasjeve duket se situata e zjarrit i ka bashkuar dhe Leli tha se po punojnë së bashku me Peleshin.

“Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit  Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e  Poros, për të bërë fikjen e zjarrit. Janë organizuar forcat që janë në Bashki Forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e  Pashalimanit si tha Ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja , organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 04/08/2021 11:04

    Bravo Niko Peleshi! Dhe nje turp i madh per Ministrine e Brendshme me gjithe emergjencat civile, me ato idiotat Blend Cuci apo Haki Caca

    Përgjigju
  • Pjeter: 04/08/2021 10:51

    Duhet nje ligji i posaçem per zjarr venien e qellimeshme,duhen trajtuar si terrorriste te nje rreziku te larte ata individe.E ne fund,eshte interesant te kuptohet me mire,fjala "pecorativ"!!!,edhe po ta kete shprehur Peleshi,ju gazetaret duhet ti permbaheni shqipes,nuk jeni te detyruar ti qendroni besnike fjaleve pacavure qe shprehin politikanet.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 04/08/2021 10:09

    Po leri te arrestuarit,zoteri. Ju nuk ishit ne gatishmeri. Tani ju kem zgjedh me ma qeverise ne te marre e te urte bashke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja