Parlamentit i 'mbyllet' dera për kryeprokurorin, i duhen 84 vota mes 3 kandidatëve të KLP

Parlamentit i 'mbyllet' dera për kryeprokurorin, i duhen 84 vota mes 3 kandidatëve të KLP

KLP ka miratuar gjithashtu edhe rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjeçar. Për herë të parë, politika shqiptare nuk do të diktojë emrin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorisë së Posaçme do të ketë kompetence tejet të kufizuara. Nëse më parë kryeprokurori është zgjedhur kryesisht nga shumica në pushtet me shumicë të thjeshtë votash, me miratimin e reformës në drejtësi, Parlamenti është i kushtëzuar për të zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme një nga tre kandidatët që i paraqet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Neni 148/a i Kushtetutës së ndryshuar në 22 korrik të 2016, parashikon që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Nëse Kuvendi nuk zgjedh dot Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Pra, reforma në drejtësi ka parashikuar një mekanizëm të tillë që Kuvendi të mos ketë mundësi të zgjedhë në kryeprokuror të besuar dhe as të mos ketë asnjë hapësirë për ta bllokuar zgjedhjen e tij. Ky mekanizëm u heq gjithashtu për herë të parë alibinë palëve politike se shumica që është në pushtet ka diktuar kryeprokurorin.

Kriteret

Kushtetuta e ndryshuar parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më

të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Bazuar në Kushtetutën e ndryshuar si dhe në ligjin Ligj nr. 97/2016 datë 6.10.2016 për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar dje edhe një rregullore për kriteret e detajuara dhe vlerësimin e kandidatëve për kryeprokuror.

Kandidatët e mundshëm

Kryeprokurorja Arta Marku pritet të zyrtarizojë kandidaturën për një mandat 7-vjeçar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Veç kryeprokurores Marku një tjetër emër nga radhët e akuzës pritet të garojë për të marrë postin e numrit një të akuzës është Olsian Çela, ish-drejtuesi i Krimeve i njohur edhe si prokurori i dosjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë. Ndërsa ndër emrat e tjerë që përfliten si persona që pas miratimit të rregullores do të shfaqin interes për të garuar janë Adnand Xholi, Enrik Ligori, Ervin Kondili dhe Plarent Ndreca. Emrave nga radhët e akuzës pritet t'i shtohen edhe juristë karriere të cilët për më shumë se një dekadë nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitetet politike. 

Gent Ibrahimi 

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh dje për mediat se kandidatët për kryeprokuror duhet patjetër të kenë titullin 'Doktor shkencash' për të hyrë në garë. "Duhet të kenë patjetër titullin 'Doktor shkencash' për të hyrë në garë. Ndërsa titujt e tjerë akademik shërbejnë si një plus për të marrë dy pikë të tjera. E rëndësishme është të kemi meritokraci, që plotësojnë më mirë kriteret. Përgjegjësia me kushtetutë për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm i takon politikës. Ne do përzgjedhim tre kandidatët më të mirë dhe ia dërgojmë Kuvendit, që do përzgjedhë atë që e konsideron më të pranueshëm, qoftë ky i treti në listë. Në kushtet e mungesës së një shumice, i takon KLP të jetë vendimtar”, tha ai. Po gjatë mbledhjes së djeshme të KLP u përcaktuan edhe kriteret për kandidatët për SPAK që do të përzgjidhen në bazë të një kriteri pikëzimi. KLP do të ketë 6 javë afat për të kaluar në filtër kandidatët. "Prokurori që kandidon për SPAK do të duhet të ketë kaluar të dyja proceset e Vetingut. Vetëm atëherë mund ta emërojmë. Ka një listë por ende nuk e kemi dërguar pasi duhet të bëjmë një verifikim paraprak nëse të 27 kandidatët i plotësojnë kushtet ligjore për në SPAK. Ata që nuk i plotësojnë kushtet do përjashtohen. Dy ditë pasi rregullorja të hyjë në fuqi, do shpallim listën zyrtare”, tha Ibrahimi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 20/03/2019 13:36

    wrong tittle .... deren e ka te hapur ka me shume se 100 deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje