Për herë të parë që nga viti 2018, Izraeli dërgon ambasadoren në Turqi

Për herë të parë që nga viti 2018, Izraeli dërgon ambasadoren në Turqi

Irit Lillia

Izraeli ka emëruar ambasadoren e re në Turqi, për herë të parë që nga viti 2018. Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se ambasadorja e re është Irit Lillia. Diplomatja Lillia besohet të ketë luajtur një rol vendimtar në normalizimin e lidhjeve midis Turqisë dhe Izraelit.

Lillian ishte ambasadore në Bullgari nga viti 2015 deri në vitin 2019. Në gusht, Turqia dhe Izraeli ranë dakord të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas një ndërprerjeje katërvjeçare.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha javën e kaluar se një dekret i ri që përfshin emërimin e ambasadorit në Tel Aviv ishte gati për t'i paraqitur presidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A