Shtetet e Bashkuara përdorën dronë detarë në operacione luftarake për herë të parë gjatë sulmeve të fundit ndaj Iranit.
Komanda Qendrore e SHBA-së e deklaroi këtë, duke vënë në dukje se "dje, një strukturë mirëmbajtjeje nëndetësesh dhe anijesh iraniane u godit me sukses.
Ndërkohë tre dronë 'Corsair' goditën portin e bazës detare Bandar Abbas, duke shënuar “herën e parë që forcat amerikane kanë përdorur dronë detarë në operacione luftarake".
Sulmet, shtoi ajo, kanë zvogëluar aftësinë e Iranit për të vazhduar të synojë trafikun tregtar.
Lajmi kryesor:
SHBA rikthen bllokadën detare në Hormuz, Trump: Kushdo që kalon, do paguajë një tarifë 20%! Teherani godet bazat amerikane në Jordani, Bahrein dhe Kuvajt



