Për herë të parë Shqipëria do përfaqësohet në finalen e kampionatit botëror të skive në disiplinën e Giant Slalom. Kjo falë Lara Colturit, e cila sot në provat e pistës Are të Suedisë regjistroi kohën e 19 më të mirë nga 23 vende që kualifikoheshin.
“Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm,”-u shpreh skiatorja Lara Colturi.
Te dielën Lara Colturi do provojë të kualifikojë Shqipërinë në finalen e një kampionatit botëror edhe në disiplinën e sllallom, që është zbritja e shpejtë në ski në një vend të pjerrët e me kthesa të njëpasnjëshme.
Ndërkohë që finalet do zhvillohen fundjavën e ardhshme në pistën e Saalbach të Austrisë.
Kjo është edhe gara e fundit e sezonit të skive, që zhvillon një cirkuit të ngjashëm me atë të Formula 1, me ndryshimin e vetëm se pas mbarimit të të gjitha garave në fund zhvillohet një tjetër, që emërohet si finalet e kampionatit botëror.
-
Urojme nje medalje argjendi ose bronzi
Përgjigju -
Tani hajde te gjejme ndonje kineze qe te fitojme edhe ne ping pong. Paska qene e lehte kjo pune, federata jep flamurin me qera kurse rinia sportdashese ben not ne La Mansh.
Përgjigju-
O Lale, s’ka me njerez “dru me pre” se sot jane te mireinformuar mbi tregun e punes njerezit. Paguaj 100 euro dita po deshe t’i krasisesh ullinjte.
-
Ne paguajmë të na mbajnë flamurin të hujt
-
Rinia shqiptare rri në kafe gjithë ditën e perëndisë dhe diskuton për "pjeshkat,, e Big, nuk bëhet fjalë për punë e jo më të bëjë stëvitje. Isha në fshat për të krasitur ullinjtë dhe as njeri nuk vinte për punë, megjithse ullinjtë ata do ti vjedhin.
-
-
Bravissima!
Përgjigju








Komente
Komento