Për herë të parë Shqipëria pjesë e bienales së arkitekturës Ballkanike! Arkitekti Maks Kola prezantohet me elementë historik

Për herë të parë Shqipëria pjesë e bienales së arkitekturës Ballkanike! Arkitekti Maks Kola prezantohet me elementë historik

Akritekti Maks Kola

Këtë dhjetor për të parën herë Shqipëria u bë pjesë e Bienales së Arkitekturës Ballkanike që u mbajt në Beograd.

Ky ishte edicioni i katërt, ndërsa  morën pjesë arkitektë nga të paktën 10 shtete të Ballkanit.Shqipëria u  përfaqësua nga disa profesionistë, ndër ta edhe Maks Kola, arkitekt, urbanist dhe pedagog.

Kola zgjodhi të shkojë në Serbi me një pjesë të Shqipërisë me vete. Ai u prezantua me një projekt me motive historike. Elementi qendror i objektit, që është stilizuar ne fasadën kryesore, është Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës së 2 Marsit 1444.

“Mora pjesë me një projekt që kam bërë në hapësirën mes Lezhës dhe Shëngjinit. Kam marrë një element që ekziston sot në qytetin e Lezhës, siç është Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës ku të gjithë e njohin që simbolizon bashkimin tonë kombëtar.”-tha ai.

Përzgjedhja e një projekti të tillë, për Kolën e kishte një arsye të veçantë.

“Shqipëria ishte për herë të parë dhe unë doja të prezantohej me një objekt sa më serioz dhe sa më përfaqësues për Shqipërinë. “u shpreh Kola

Bienales së Arkitekturës edhe këtë vit i mungoi Kosova.

“Shpresoj që pas dy viteve, kur të jetë përsëri Bienalja e pestë do doja që të merrte pjesë edhe Kosova.”-tha ai.

Bienalia e Arkitekturës Ballkanike që organizohet nga Serbia mbahet çdo dy vjet në Beograd.

Maks Kola, zgjodhi te prezantoj vendin tone ne Bienalen e Beogradit me ane te nje projekti, nje objekt publik te pozicionuar prane rruges kryesore Lezhe-Shengjin, ku ne fasaden kryesore ka perdorur si element qendror kompozicional, siperfaqe xhami rrethuar me metal,ne forme te stilizuar, Obeliskun e "Kuvendit te Lezhes", qe ndodhet ne qender te Lezhes, ne krye te bulevardit Gjergj Fishta i cili nepermjet Helmetes dhe Mburojes se Gjergj Kastriotit, shpatave te Princave shqipetare, simbolizojne Bashkimin tone Kombetar, me 2 mars 1444 ne kishen e Shen Nikolles, e ku sot gjendet Varri i Skenderbeut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë