5 herë zgjedhje ‘shterpë’, Bullgaria mbetet në ‘vend numëro’, rizgjidhet Bojko Borisov! Pjesëmarrje e ulët në votime

5 herë zgjedhje ‘shterpë’, Bullgaria mbetet në ‘vend numëro’, rizgjidhet Bojko Borisov! Pjesëmarrje e ulët në votime

Një votues gjatë zgjedhjeve të kaluara në Bullgari

Bullgaria nuk arrin të prodhojë sërish një mazhorancë qeverisëse të qartë pas 5 zgjedhjeve brenda 2 viteve. Në zgjedhjet e sotme parlamentare, gjithsesi duket se në krye është GERB-i i qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Bojko Borisov. Megjithatë fakt është se dy forcat me më shumë mandate, GERB dhe grupimi i "djemve të Havardit" janë qartësisht pro Perëndimit dhe kundër Putinit. Partia Socialiste Bullgare, si e lëkundur në qëndrimin prorus, sidomos nga Presidenti i vendit Rudev, është goditur më shumë.

Bullgarët hodhën votën e tyre në zgjedhjet e pesta të përgjithshme në dy vjet, duke shpresuar t'i japin fund destabilitetit politik dhe të ndihmojnë në kapërcimin e vështirësive ekonomike të nxitura nga lufta në Ukrainë.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe rezultatet fillestare të exit poll-it do të shpallen pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 20:00. Pjesëmarrja ishte e ulët për shkak të zhgënjimit të votuesve me politikanët, të cilët nuk kanë arritur të formojnë qeveri të qëndrueshme dhe të ofrojnë qeverisje në një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara anëtare të BE.

Sondazhet e fundit tregojnë për një garë të ngushtë midis partisë GERB të kryeministrit Bojko Borisov dhe partisë liberale “Ne Vazhdojmë ndryshimin” të ish-kryeministrit Kiril Petkov. Të dyja partitë kanë marrë 26% të votave.

Pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor ka thelluar krizën politike që ka përfshirë Bullgarinë që nga viti 2020, paqëndrueshmëria më e rëndë që nga rënia e komunizmit.

Më shumë se 5.600 kandidatë që përfaqësojnë 14 parti politike dhe shtatë koalicione partiake kanë kandiduar për të zënë 240 ulëset në Asamblenë Kombëtare, parlamentin e Bullgarisë. Një parti duhet t’i sigurojë të paktën 4 për qind të votave për të fituar ulëse në parlament.

Bullgaria është qeverisur kryesisht nga qeveritë e përkohshme të emëruara nga presidenti Rumen Radev. Kjo pasi zemërimi i grumbulluar për vite të tëra për korrupsion u shndërrua në protesta masive në vitin 2020. Kriza politike e ka shtyrë Bullgarinë të shtyjë miratimin e euros si valutë deri në vitin 2025. Vendi ballkanik me afro 8 milionë banorë, i dyti më i korruptuari në BE sipas Transparency International, po lufton gjithashtu me inflacionin e rritur që po pengon rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia Covid 19. Bullgaria kishte normat më të larta të vdekshmërisë nga Covid 19 në BE, për shkak të përqindjes së ulët së të vaksinuarve.

Pavarësisht konsensusit bazë që Bullgaria duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka mosmarrëveshje në masën në të cilën Sofja duhet të mbështesë Ukrainën në luftën me Rusinë. Kjo ka bërë që shumë vëzhgues që quajnë Bullgarinë si ‘lidhjen më të cenueshme të NATO-s ndaj ndikimit rus’.

Analistët mendojnë se lufta, inflacioni dhe një përçarje në rritje midis kampeve pro-ruse dhe pro-evropiane mund të shtyjë më shumë bullgarë të votojnë për partitë nacionaliste dhe pro-Moskë të dielën. Shpresat për zbatimin e reformave të shumëpritura kundër korrupsionit u shuan qershorin e kaluar, kur qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua me mosbesimin në parlament pas vetëm gjashtë muajsh në pushtet. Petkov më pas pretendoi se Moska kishte përdorur taktika të "luftës hibride" për të rrëzuar qeverinë e tij.

Në shkurt, presidenti Rumen Radev shpërndau parlamentin dhe caktoi datën për zgjedhjet e parakohshme pasi gjashtë përpjekjet për të formuar një qeveri kishin dështuar. Sondazhet e fundit sugjerojnë se shanset për një fund të menjëhershëm të ngërçit politik janë të ulëta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Bullgaria në vend numëro nga zgjedhjet, rikthehet Bojko Borisov

1680469045_6400borisov.jpg

Bullgaria nuk arrin të prodhojë sërish një mazhorancë qeverisëse të qartë pas 5 zgjedhjeve brenda 2 viteve. Në zgjedhjet e sotme parlamentare, gjithsesi duket se në krye është GERB-i i qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Bojko Borisov. Megjithatë fakt është se dy forcat me më shumë mandate, GERB dhe grupimi i "djemve të Havardit" janë qartësisht pro Perëndimit dhe kundër Putinit. Partia Socialiste Bullgare, si e lëkundur në qëndrimin prorus, sidomos nga Presidenti i vendit Rudev, është goditur më shumë.

Rezultatet e numërimit paralel të Alpha Research/BNT në 50% të mostrës së përpunuar:

  • GERB-SDS – 25,9%
  • PP-DB – 24,8%
  • DPS – 14.1%
  • "Rilindje" - 14%
  • BSP - 9%

“Ka një popull të tillë” me 3.8%, “Ngritja bullgare” me 3,1% dhe “E majta” me 2,3% mbeten nën minimumin 4% për të hyrë në parlament.

Rezultatet e numërimit paralel të Lidhjeve të Tregut/bTV në 80% të mostrës së përpunuar:

  • GERB-SDS – 25%
  • PP-DB – 23,5%
  • DPS – 14,5%
  • "Rilindje" - 13.4%
  • BSP – 8.4%
K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni