Për nënat shamibardha e perimet e stinës
Sidomos në ndërrimin e stinëve ndodh diçka jo shumë e këndëshme në Tiranë: Fshatarët që vijnë nga zonat përreth kryeqytetit, ata të bahçeve të vogla, të ideve, specave, domateve, majdanozit, patëllxhanave, kryesisht të moshuara a të moshuar, nëpër cepat e Tiranës shesin produktet e tyre shpejt e shpejt, duke kërkuar të mos bien në sy.
Sidomos në ndërrimin e stinëve ndodh diçka jo shumë e këndëshme në Tiranë: Fshatarët që vijnë nga zonat përreth kryeqytetit, ata të bahçeve të vogla, të ideve, specave, domateve, majdanozit, patëllxhanave, kryesisht të moshuara a të moshuar, nëpër cepat e Tiranës shesin produktet e tyre shpejt e shpejt, duke kërkuar të mos bien në sy.
Nikoqiret që gatuajnë përditë e dinë: speca, domate, perime si të nënave shamibardha nuk ka, por të dyja palët, si ato që shesin dhe ato që blejnë, nuk janë në respekt të ligjit. Dhe si mund të mendohet të legalizohet kush, në bazë të kohës e të bahçes, mund të shesë vetëm pak kilogramë perime a fruta në një javë? Një ide e bukur, do të sillte një shpëtim, një përmirësim. Nëse nisemi nga e veçanta, karakteristikja që kjo kategori “tregtarësh” i sjell qytetit, ndoshta, nuk do të ishte një kosto e madhe për Bashkinë që në cepa të caktuar, vetëm për shtresat në nevojë, për tregtarët e pak kilogramëve, të vendosnin tezga një, apo dyvendëshe falas.
Atëherë policia bashkiake, e cila është gjithmonë e gatshme dhe e shpejtë të ndërhyjë falë sinjalizimeve të tregtarëve të mëdhenj të frutaperimeve, (ata që marrin me shumicë mallra importi), në këtë rast mund të impenjohej për të kontrolluar nëse këndet e caktuara nga Bashkia, për të shitur ato pak perime të freskëta stine, me një shije të rrallë, vërtetë frekuentohen nga kjo kategori e vogël “tregtarësh”.
Me siguri ka shoqata, ojf, të cilat mund të impenjohen më seriozisht e konkretisht në projekte dhe ide edhe më të bukura e të vlefshme. Ruajtja e shijes së produkteve duket sot një gjë e tepërt përballë problemeve e shqetësimeve të tjera që qyteti ka, por nesër, nëse nuk veprojmë në ruajtjen e këtyre “bankave” të produkteve tona ende të paprekura nga ashpërsia e pesticideve, mendoj, do të jetë vonë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88%
-
Jo
6.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
VIDEO/ Napoli me hap kampioni, përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo
18 Janar, 22:44
-
Gjykata e Koresë së Jugut zgjat paraburgimin e ish - presidentit Yoon Suk Yeol mes shqetësimeve për shkatërrim provash
18 Janar, 22:41
-
Humbja me Juventusin, Conceiçao: Duhet ta kesh frigoriferin bosh që të kesh uri
18 Janar, 22:06
-
Pediatrja e njohur Mirela Petre Sula: Mos nënvlerësoni viruset tek fëmijët në periudhën vjeshtë-dimër
18 Janar, 21:50
-
Fotografja e bebave Armejsa Kullolli: Emocionet e fotos së parë janë magjike! Mamia: Është shumë e rëndësishme që të flitet me specialistët gjatë shtatëzanisë
18 Janar, 21:43
-
Ylli Pata: 'Operacioni Beleri 2'/ Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?
18 Janar, 21:17
-
VIDEO/ Arsenali s'e mban dot avantazhin e dyfishtë, Aston Villa e barazon 2-2
18 Janar, 21:09
-
Netanyahu: Armëpushimi në Gaza, i përkohshëm, ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 21:05
-
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
18 Janar, 20:52
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20