GJERMANI- Mbështetja për Kombëtaren dje ishte e madhe dhe mijëra shqiptarë udhëtuan drejt Dortmundit për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri.
Stadiumi ‘Iduna Park’ u vesh kuqezi, ndërsa emocionet pas ndeshjes akoma ishin të mëdha. Në intervistat e marra nga gazetari i Report Tv Ernest Koçi, i cili po ndjek nga afër ndeshjet e kombëtares shqiptarë në Gjermani Euro 2024, ato janë shpresëplotë për dy ndeshjet e radhës.
Gëzimi më i madh për tifozët ishte shënimi i golit kundër Italisë në sekondën e ’23 nga Nedim Bajrami. Ndërsa sipas tyre, kombëtarja pas këtij goli duhet të kishte luftuar më shumë. Disa prej tyre vlerësuan edhe kundërshtarin, pasi Italia është kampionia në fuqi.
‘Mirë.. lozëm me Italinë. Italia është kampionia e botës! Për pak më ndaloi zemra nga goli. Pastaj nuk e vazhduam lojën tonë. Presim dy ndeshje të tjera, nuk besoj se do të na demoralizojë. Të pakënaqur nuk miratonim humbje. Ne jemi ekipi i vogël dhe na rrahën me fanellë, mbrojta skandal. Nuk kemi pse dorëzohemi,. E shijuam në maksimum.’- u shpreh një tifoz.
‘Mendojmë se mund ta kalojmë grupin’- tha një tjetër.
‘Goli i parë na preu këmbët. Gëzimi më i madh në botë. Kemi ardhur të ndjekim skuadrën tonë të zemrës. Mbetëm të zhgënjyer për mënyrën si luajtëm mbas golit, mesfusha nuk funksion gjithçka mirë, por mendoj se aty ishte fitorja. Ne gjithmonë jemi në përkrahje të kombëtare sonë. Kam ardhur nga Italia dhe kam prerë si tifoz italian pro nuk ka çmim që të bësh tifo për kombëtaren. Shpresoj që Syvinho të për mësohet në mesfushë. Mesfusha aty është. Ekipi gjerman ka një mesfushë spektakolare.
‘Shanset janë të fitojmë nuk e humbim shpresën. Një gol sot luftuam shumë pak. Kemi që dje që jemi këtu dhe po bëjmë të mundurën që ti mbështesim shqiptarët tonë.’- u shpreh një tjetër.
Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024. Në "Iduna Park" kampionët në fuqi të Evropës përmbysën kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit.