TIRANE-Një biznesmen me inicialet S.A. ka denoncuar në komisariat ditën e sotme se në mëngjes në momentin që shkoi për të hapur dyqanin e pajisjeve elektro-shtëpiake ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri. Pronari pretendon se gëzhojat ishin vendosur te dera e dyqanit.
Gjithashtu, ai është shprehur para grupit hetimor se i kishin thyer edhe xhamin e dyqanit. Policia njofton se grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e autorëve të kërcënimit.
Komento