Për pushtetin e 'popullit'

Për pushtetin e 'popullit'

Protesta e djeshme e opozitës

Ata që në 16 shkurt  u ngritën dhe protestuan për pushtetin e “popullit” (pour le pouvoir  du people) dhe që më pas u strukën pas trupave të atyre hallexhinjve që nuk e dinin përse kishin ardhur në Tiranë, sot gjenden në ditën e tyre më të keqe.

Protesta e të shtunës mbaroi me balancë skandalesh dhe dështimesh, duke i kujtuar edhe njëherë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se, opozita e sotme ka mbetur dhe vazhdon të mbesë në ujra të turbullta, skenare të zeza, dhe pa asnjë program të mirëfilltë politik për të ardhmen e saj. Kjo pasi, për të ardhmen e vendit  dhe shqiptarëve, kjo opozitë ka afro 2 dekada që nuk mendon fare. 

Protesta e të shtunës, vulosi në mënyrë përfundimtare fatin e milionerëve të një partie politike, që dikur u quajt nga ndërkombëtarët si “qeverisja e gangsterëve”, dhe kjo mjafton të shikoje si talleshin e ngërdhesheshin me ata të mjerë, me ata kamikazë politikë, që u sulën mbi kryeministrinë duke e shkatërruar dhe djegur atë. Dhe në fakt ata dëmtuan xhepat e shqiptarëve, dhe jo të Edi Ramës, por mungesa e vetëdijes dhe keqpërdorimi  i tyre nga kasta e bejlerëve të PD, i renditi ata në listat e gjata të organeve kompetente të hetimit.

Mjafton të shikoje se si u strukën diku larg turmave të mashtruara, dhe pastaj tek mundoheshin të mbanin shaminë në hundë duke akuzuar qeverinë, policinë dhe kryeministrin Rama se “provokoi protestuesit paqësorë, po helmon turmat paqësore” dhe do të bindeshe se gjithçka u munduan ta bëjnë për pushtetin e tyre , për milionat dhe bizneset e tyre, dhe jo për popullin.

Si mund ti besoje Lulzimit, Monikës dhe Fatmirit, se, “protesta e të shtunës do të jetë e popullit, ai do të marrë në dorë fatet e tij”, si mund ti besojë një kaste politikanësh  të provuar me dhjetra herë, duke e ditur se çfarë kanë bërë në 1997, 1998, 2001, 2015, 2016 dhe në vazhdim.

Një kaste politikanësh që nuk kursen asgjë, as godinat e institucioneve, as investimet me paratë tona, as jetën e shqiptarëve, për të arritur tek pushtetit i tyre. Si mund ti besosh Lulzimit, Monikës dhe Fatmirit se, “ne do ti kthejmë pushtetin popullit”, kur ata janë provuar për afro 2 dekada e ca në pushtet, e kanë vjedhur, grabitur, manipuluar dhe kanë vrarë, nga piramidat e parave, tek Gërdeci dhe bulevardi i 21 janarit.

Por fatkeqsisht duhet ta pranojmë se edhe sot pas 28 vitesh, ka akoma shqiptarë të (pa) djallëzuar që pranojnë  të paguhen për të qenë skalioni i parë në protestat e dhunshme të Lulzimit dhe Monikës.

Që pranojnë nga halli, të jenë sulmuesit e institucioneve paçka se mund të kenë tallaze me organet e drejtësisë, dhe që Lulzimi dhe Monika padyshim do ti lenë në baltë si gjithmonë.

Protesta e të shtunës u mbushi plotësisht mëndjen shqiptarëve (madje ka bundur edhe më spektikët) se, Lulzimi dhe Monika kurrë nuk do të kenë shansin të marrin pushtet me votë popullore, që Lulzimi dhe Monika kurrë nuk do të arrijnë të futen në kryeministri si të barabartë me Edi Ramën, dhe kjo jo për faj të tij.

Edhe kësaj here shqiptarët panë dhe dëgjuan live se si, Lulzimi dhe Monika i braktisën, i lanë vetëm mes flakëve dhe tymit të molotovëve “popullin” e tyre, duke u strukur  mes turmave të egërsuara për të sulmuar sërish ndërkombëtarët. Sikur të mos kishte ekzistuar fare, Lulzim Basha stafetën e protestës e kalonte shpesh tek Doktori, duke shpresuar në “mjeshtërinë e tij”.

Shpërfillja e deklaratave të ndjeshme nga ambasadat e SHBA, BE, Gjermanisë dhe Britanisë Madhe moment pas moment ditën e protestës, treguan se Lulzimi dhe Monika nuk kanë humbur vetëm toruan dhe shpresën, por edhe besimin tek aleatët tanë perëndimorë.

Mungesa e vizionit, respektit dhe seriozitetit politik, tashmë kanë krijuar tek ndërkombëtarët një tjetër vlerësim për opozitën aktuale, duke e veçuar dhe klasifikuar atë si një bashkim forcash regresive për të ardhmen e vendit dhe integrimin e tij në familjen e madhe europiane./TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 18/02/2019 21:28

    Genje ,genje se dicka do mbetet .Uthulla prish eren e saj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër