'Për stabilitetin e Italisë', liderët politikë i kërkojnë Sergio Mattarella-s edhe një mandat të dytë si President pas situatës së krijuar me votimet e deritanishme

'Për stabilitetin e Italisë', liderët politikë i kërkojnë Sergio Mattarella-s edhe një mandat të dytë si President pas situatës së krijuar me votimet e deritanishme

Sergio Matterella

Sergio Mattarella mund të rizgjidhet si president i Italisë, duke i dhënë fund ditëve të një procesi votimi parlamentar farsë që ka ekspozuar ndarje të thella brenda koalicionit qeverisës. Mattarella-s i është kërkuar nga liderët e partive në pushtet të qëndrojë si kreu i shtetit pasi ata nuk arritën marrëveshje për një kandidat që mund të siguronte mbështetje të gjerë nga 1009 parlamentarë dhe përfaqësues rajonalë që zgjedhin presidentin.

80-vjeçari, i cili do të përfundojë mandatin e tij shtatëvjeçar më 3 shkurt, ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron një mandat të ri. Megjithatë, atij mund t'i duhet t'i nënshtrohet presionit, veçanërisht duke pasur parasysh që Mario Draghi, kryeministri, thuhet se i tha të shtunën se duhej të qëndronte në post "për të mirën dhe stabilitetin e vendit".

Mattarella grumbulloi vazhdimisht një numër të lartë votash nga parlamentarët gjatë gjashtë raundeve të para të votimit dhe siguroi 387 në raundin e shtatë të shtunën në mëngjes. Tani me miratimin e qartë të partive politike dhe Draghit, Mattarella pritet të sigurojë 505 votat e nevojshme për të fituar në një raund të dytë votimi më vonë të shtunën.

“Italianët nuk meritojnë më ditë konfuzioni”, tha Matteo Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Liga, disa orë pasi ai kishte mbështetur fuqishëm dikë tjetër për president.

“Le të rikonfirmojmë Presidentin Mattarella, dhe menjëherë të kthehemi në punë këtë pasdite. Problemet e italianëve nuk do të presin", tha Draghi.

Draghi, i cili është vlerësuar gjerësisht për rivendosjen e stabilitetit politik në Itali dhe, të paktën deri më tani, mbajtjen e koalicionit të tij të gjerë në linjë, u cilësua si kryesuesi për president, por partitë në pushtet hezituan ta mbështesin atë nga frika se promovimi i tij do të shkaktonte zgjedhjet e parakohshme.

Matteo Renzi, i cili drejton partinë e vogël centriste 'Italia Viva', tha se mbajtja e Mattarellës si president dhe Draghi si kryeministër ishte "e vetmja mënyrë për ta lënë Italinë të sigurt nga çmenduria e çuditshme dhe mungesa e drejtimit politik".

Giuseppe Conte, lideri i Lëvizjes 'Pesë Yjet', partia më e madhe në parlament, tha: "Opsioni Mattarella ka gjetur një pranim të gjerë".

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë