Iskra Kondi do të ishte financierja më e re në Shqipëri nëse nuk do të vendoste të largohej nga vendi ynë fill pasi mbylli studimet Bachelor në këtë degë.

Ka zgjedhur Kinën për të vijuar studimet master në degën ‘Teknologji Financiare ‘dhe nuk është optimiste nëse do të kthehet më.

“ Kam vendosur që këtա vit të nis masterin në Kinë duke qenë se Bachelori im ishte për finance. Kam vendosur pë Inxhinieri financiare dhe Teknologji financiare. Ideja më erdhi që në Universitet. Gjuha kineze ofrohet si gjuhë e dytë në Universitetin e Tiranës, por mesa pashë unë, askush nuk kishte guxim të merrte pjesë. Në fillim edhe unë ngurova shumë, pasi ishte një gjë e re prej shumë prej nesh. Shumica do të zgjidhnin Gjermanishten apo gjuhë të tjera Evropiane, por mendova do të ishte diçka mjaft e veçantë në Cv time dhe do të më ndihmonte për shkollimin e mëtejshëm. Nuk e di a do kthehem. S’mund të bëj plane.”- tha ajo.

Sot është 22 vjeçe, por planet për të ardhmen i kishte bërë që në vitin e parë të universitetit ku u regjistrua në një kurs në gjuhën kineze e tashme zotëron nivelin e 5 të kizenishtes.

“Nga njëra anë mendoj se gjuha Kineze është po aq e vështirë sa njerëzit thonë që është.”

Por përse zgjodhi pikërisht Kinën?

“Kina ofron Master e Bachelor shumë cilësor. Mbahet si një prej vendeve më cilësore për edukimin prandaj jam shumë e lumtur të nis andej.”- tha ajo.

Shqipëria po ndeshet me mungesë të krahut të punës në disa profesione por ende duket se nuk ka paketa të mirëfillta stilutuese për të frenuar largimin e studentëve.