Për të qeshur dhe për të qarë... Manuali i PD, njësoj me manualin e Dëshmitarëve të Jehovait!?

Për të qeshur dhe për të qarë... Manuali i PD, njësoj me manualin e Dëshmitarëve të Jehovait!?

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha me bashkëshortet e tyre

Ditën e sotme, në media është publikuar një manual që Partia Demokratike ka shpërndarë tek strukturat e saj për të orientuar fushatën në terren. Ajo që bie në sy, manuali i PD është shumë i ngjashëm me manualin që i shpërndahet Dëshmitarëve të Jehovait që të orientojnë vizitat e tyre derë më derë. Aq sa në disa seksione, nëse fjala Lulzim Basha zëvendësohet me fjalën “Jehovah” arrijmë praktikisht në të njëjtin rezultat.

I marrim me radhë: Manuali i PD: Faza e dytë (kandidatët për deputetë, të shoqëruar nga një grup të rinjsh vullnetarë) takojnë personat derë më derë për të: Për t’u treguar votuesve për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Manuali i Dëshmitarëve të Jehovait: Dëshmitarët takojnë qytetarët për: Ti Treguar atyre për Jehovain dhe Jezu Krishtin

PD: Për t’i bindur që të votojnë për Partinë Demokratike.

DJ Për t’i bindur që të ndjekin mbledhjet e Kongregacionit të Dëshmitarëve të Jehovait

PD Për t’u dhënë atyre një pjesë të literaturës së fushatës (broshurë).

DJ Për t’u lexuar atyre citime nga Bibla, e për t’u dhënë një pjesë të literaturës dhe broshurave tona (Kulla e Rojes)

PD Për të bashkëbiseduar me ta dhe për t’u prezantuar zgjidhjet që ofron Partia Demokratike për problemet e tyre*

DJ Për të bashkëbiseduar me ta për t’u prezantuar atyre atë në të cilën besojnë Dëshmitarët e Jehovait dhe rrugën e shpëtimit.

PD Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit.Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!

DJ Ndonëse vijmë nga qindra prejardhje etnike e formime kulturore, na bashkojnë qëllime të përbashkëta. Mbi të gjitha duam të nderojmë Jehovain, Perëndinë e Biblës dhe Krijuesin e gjithçkaje. Bëjmë çmos të imitojmë Jezu Krishtin dhe jemi krenarë që quhemi të krishterë.

PD -Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjeni, mos e improvizoni, mos gënjeni dhe mos e manipuloni përgjigjen. Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje. Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit tek mbikëqyrësi juaj ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çështja.

DJ Unë sugjeroj që pyetja e parë për t’u bërë Dëshmitarëve të Jehovait në derën tuaj është nëse besojnë apo jo që Jezusi është Jehova Perëndi. Nuk jeni në kërkim të shpjegimeve të tyre, por më tepër një deklaratë po ose jo! “Jo” do të jetë përgjigjja e tyre e kuptueshme dhe, pas kësaj, unë rekomandoj që t’u jepni atyre paralajmërimet solemne nga Shkrimet, duke filluar me fjalët e Jezusit: “Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja”. Pjesë të tjera të ngjashme apo gati identike midis manualit të PD dhe atyre të Jehovait

Përse trokisni në derë? -Për të identifikuar votuesit (besimtarët). -Për t’u bërë atyre disa pyetje. Identike-Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre. IDENTIKE -Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera. E ngjashme

-Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës. E njejte ne thelb. Pd jep mesazh per politikat e saj dhe ps, dj per fene e tyre dhe te tjerat -Kur të keni mbaruar në terren, vullnetarët dhe zyrtari përgjegjës kthehen në zyrën e Shtabit dhe ju lutemi kaloni menjëherë, por jo më vonë se ditën tjetër, të dhënat në sistemin CRM në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shpejt rezultatet e canvassing dhe të ndjekim progresin. E njejta strukture -Pajisja me Badge për vullnetarin- duke e mbajtur këtë badge do t’ju identifikojë si një vullnetar fushate. Identike-Pajisja me Broshurat e Fushatës – jepini një nga këto broshura secilit votues. IDENTIKE Si duhet të sillemi? -Jini shumë miqësor, plot me energji dhe entuziast. Identike-Mos improvizoni, por qëndrojuni besnik pyetjeve dhe mesazhit siçështë në formatin bashkëlidhur. IDENTIK -Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme. Identike-Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë. Identik-Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin. Identike

Udhëzime të veçanta: -Do të zbuloni se pothuajse të gjithë do të jenë të sjellshëm dhe të gatshëm të dëgjojnë. Identike-Nëse kontaktoni me një person jo miqësor, mos debatoni – thjesht përfundoni bisedën shpejt me një falënderim dhe vazhdoni tutje. Identike-Nëse keni pyetje ose probleme, ju lutemi telefononi mbikëqyrësin tuaj. Identike.  /Lexo

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…