Për të ringjallur më të mirën
Pashka përkon me më të bukurën e stinëve: Pranverën. Ashtu si pemët, natyra që dukej e vdekur gjatë Dimrit të gjatë, edhe njerëzit, shfaqin shenja ringjalljeje, por jo të gjithë ringjallin më të mirën.
Pashka është një festë kaq e bukur. Më të lumtur janë fëmijët. Duket sikur kjo festë është bërë për ta. Pak dinë për historinë fetare, por shumë gëzojnë me vezët shumëngjyrëshe dhe plot me surpriza të kohëve moderne. Një javë e magjishme e gjitha kjo.
Pashka përkon me më të bukurën e stinëve: Pranverën. Ashtu si pemët, natyra që dukej e vdekur gjatë Dimrit të gjatë, edhe njerëzit, shfaqin shenja ringjalljeje, por jo të gjithë ringjallin më të mirën. Besimi katolik tregon për Krishtin që u ringjall, dhe me gjithë këto vite shkencë dhe ndërgjegje, një pjesë e madhe e njerëzimit e pëlqen ta besojë. Feston Ringjalljen e Jezu Krishtit. Ishte njeri i ndricuar, i rrallë.
Unë nuk e di se sa mundësi ka një njeri të ringjallet pas vdekjes, por besoj në një tjetër ringjallje që ndërgjegja jonë si qënie e mrekullueshme njerezore na mundëson ta bëjmë përvit: Eshtë ringjallja e anëve tona më të mira.
Ashtu si pemët, lulet, që heqin nga vetja, të thatën, të keqen, të pavlefshmen; ashtu si rigjenerohen për t’u zhvilluar përvit më të fortë, më të bukur, më të mirë, mund të bëjmë edhe ne njerëzit.
Me ndërgjegjen tonë këtë ditë Ringjalljeje, e kemi në dorë të vendosim të bëjmë të vdesë njëherë e përgjithmonë e keqja brenda nesh e të lemë të lulëzojë pjesët tona më të bukura e më të mira. Një lule e bukur vështirë të ketë aromë të keqe, ashtu si një fytyrë e qeshur e bukur, vështirë të fshehë një shpirt të keq.
Por në botë sheh kaq shumë njerëz të ngrysur e që nuk kanë ndërmend të përmirësojnë asgjë me gjithë shanset që u jepen në cdo Pashkë a pranverë. Ringjalljen e ka në dorë seicili ta bëjë, vetëm po ta dëshirojë, pa qenë nevoja të jetë Jezu Krishti. Ja, ky më duket mesazhi më i bukur, i drejtë i Pashkës. Një mesazh që i ka rezistuar kohërave por që ende nuk e ka arritur qëllimin për të bërë shumicën e njerëzve më të mirë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
22.3%
-
Të gabuar
76.7%
-
Nuk e di
1%
Vota total: 103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27