KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar, ku për të tretën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronvirusi. Si rezultat i 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ministra e Shëndetësisë njofton se në të gjithë vendin janë 324 raste aktive. Në 24 orë janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.820 që prej fillimit të pandemisë.
Prej nisjes së vaksinimit në të gjithë vendin 1.621.804 qytetarë kanë marrë dozën anti-COVID, ku 764.443 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.