Plagosi me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës, 21-vjeçarja: Tentoi që të më përdhunojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (31 gusht) në Vaun e Dejës, pasi një 21-vjeçare goditi me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Deje, të bashkisë së Vaut të Dejës në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë vetëm në shtëpi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sipas rrëfimit të të resë, 68-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë. E reja ka pranuar autorësinë në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer ngjarjen. I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

Nga ana tjetër policia thotë se ka arrestuar 21-vjeçaren me iniciale N.N për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

‘Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.’- njofton policia.

Lajmi në përditësim...

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/09/2023 02:09

    Asnje aktakuze per perdhunuesin deri tani! Policia t'a vizitoje ne spital dhe t'i dergoje dhe nje tufe me lule per shqetesimin qe kaloi!!

    Përgjigju
  • Bepi: 01/09/2023 13:11

    Vajza duhet te marr medalje kurse ai bythqimi te shkoj ne burg edhe me e lan me dek

    Përgjigju
  • Scutari: 01/09/2023 12:39

    Po pse e kanë arrestuar kur ja qenë në kushtet e vetëmbrojtjes?!

    Përgjigju
  • LORA: 01/09/2023 08:59

    Respekt per vajzen. I moshuari perdhunues duhet te procedohet penalisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025