Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, në një takim me turoperatorët dhe kryebashkiakët e bregdetit, ka folur mbi proceset që do të ndiqen në raport me sigurinë dhe zhvillimin e vijës bregdetare.
Rama është ndalur te kërkesa e një prej operatorëve për të pasur një tram në Vlorë, ku ka marrë shkas nga një premtim i hershëm i kreut të Euroatlantikëve, Lulzim Basha, gjatë kandidimit për kryetar bashkie në Tiranë. Në atë kohë, Basha kishte premtuar ndërtimin e një trami në Tiranë, premtim që mbeti i parealizuar.
Rama: 'E dyta është shumë e rëndësishme, se edhe unë të dëgjova me vëmendje, se ke edhe Vasilin këtu dhe Vasili ka shoqatën e tij. Unë të dëgjova me vëmendje. Duhet të biem dakord për një gjë: ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie.'
![]()
Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, as ditën e dielë nuk ka hezituar për t’i kthyer përgjigje kryeministrit pas ironisë së tij në Vlorë. Rama iu referua nga Vlora, Bashës pas pyetjes së një operatori për ndërtimin e një trami në qytetin bregdetar, ku sipas Ramës tramin ‘mund ta bëj Luli, ashtu siç e bëri në Tiranë’.
Basha nga ana tjetër thotë se sipas tij tramin nuk e pa si prioritet kryeministri, edhe pse sipas kreut të Euroatlantikëve, investimi do të bëhej nga francezët.
Sipas Bashës, Rama kishte prioritet inceneratorët që të vidhte sa më shumë, ndërsa e pyet sërish se ku e ka Lalin dhe ça ka ndonjë të re sot nga Durrësi.
Emigranti: “O, kýrie Ráma, poú eísai, o palikári, ku i ke shokët?” (O Rame , ku je o djal trim, ku i ke shoket?)
Basha: O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti meresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshme dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7x7, 313 Rame.-thotë Basha në videon e tij.

