Për vajzat e Bashës dhe gjithë fëmijët
Eshtë interesante të vëzhgosh sesi e shohin fëmijët një protestë. Si fokusojnë ata "problemet" e të rriturve.
Eshtë interesante të vëzhgosh sesi e shohin fëmijët një protestë. Si fokusojnë ata "problemet" e të rriturve. "Po pse protestojnë? Nuk kanë shumë çokollata? Nëse janë në protestë edhe të hënën, a do të shkoj në shkollë?", pyesin dhe sytë i shndrisin nga një përgjigje që do të ishte në favor të qëndrimit në shtëpi me nënën e gjyshin.
Eshtë e habitshme. Kur rritemi harrojmë fare botën magjike që na rrethon sa jemi fëmijë. Për fat të mirë shumë të rritur kanë mundësinë ta rikujtojnë kur bëhen prindër, me të vegjëlit e tyre deri në moshën e adoleshencës. Vetëm të rriturit më të vëmendshëm, ata që i kushtojnë më shumë kohë dhe përkujdesje fëmijëve mund të ripërjetojnë botën e bukur të vogëlushëve. Sidomos nënat.
Nëse do të kujtonim mirë kohën e fëmijërisë e sidomos nëse do të shihnim me kujdes rritjen e tyre, do ta dinim të gjithë se të vegjëlve u pëlqen shumë dashuria, përkujdesja, përkëdhelitë. Të vegjlit nuk durojnë, për shembull, zërin e lartë në familje. Nga askush. Ata nuk duan të dinë se cili ka të drejtë apo jo në një debat. Të vegjëlit bëhen "partizanë" të atij familjari që nuk e ngre zërin asnjëherë. Të vegjëlit duan dhurata, duan fjalën e ëmbël; nuk pëlqejnë askënd që ndjehet superior: as prindi, as mësuesi, as presidenti, as kryeministri. Për fëmijët të gjithë janë njësoj. Ata kanë një barazi instiktive.
Por kur rriten ndryshojnë, nenshtrohen, harrojnë dhe marrin "veset" e këqija të të gjithë të rriturve në botë.
Atëherë derisa vendimarrësit e këtij vendi, politikanë e kryeadministratorë, kanë fëmijët ende të vegjël, nipër e mbesa plot, le të shohin e të veprojnë përmes syve të tyre.
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të marrë dy vajzat e tij e do të dalë në protestën e organizuar. Atëherë, besoj, se do të jetë protesta me sytë e sinqertë të fëmijëve. Do të jetë një protestë që do të thotë gjërat si i mendon dhe do të ketë dëshirën e cdo fëmije në botë për të luajtur e për të ndërtuar gjëra të bukura. Do të jetë një protestë për të pasur sa më shumë "çokollata". Sepse për "çokollatat" ia vlen të protestojmë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor, 14:12
-
Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'
25 Dhjetor, 14:11
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje
25 Dhjetor, 14:03
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor, 13:49
-
Punonjësit me paga të ulëta në administratë do të marrin bonus 15 mijë lekë
25 Dhjetor, 13:45
-
Krishtlindjet/ Spiropali: Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti dhe mirëkuptimi
25 Dhjetor, 13:44
-
Kampione e dimrit, kapiteni Dita rrëfen Dinamon për Report TV: S’fshihemi për titullin, ‘Final-4’ i çuditshëm
25 Dhjetor, 13:41
-
Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë
25 Dhjetor, 13:39
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29