Për vetëm pak sekonda njerëzit krijojnë tetë përshtypje për ju

Për vetëm pak sekonda njerëzit krijojnë tetë përshtypje për ju

Për të lënë përshtypjen e parë nuk ju vjen një shans i dytë.

Të gjithë shpresojmë se kur takojmë një person për herë të parë, nuk duhet të bëjmë një gafë të rëndë, si për shembull ta fyejmë apo të themi një budallallëk. Por, që përpara se ju të keni një shans për ta magjepsur, dijeni që brenda pak sekondash, njerëzit krijojnë këto 8 përshtypje për ju:

Nëse jeni të besueshëm- Në një të dhjetën e një sekonde, njerëzit vendosin nëse jeni të besueshëm.

Nëse keni status të lartë- Njerëzit i shohin ata që mbajnë rroba të firmuara, si njerëz me status më të lartë se ata me rroba të zakonshme.

Jeni apo jo homoseksual- Njerëzit mund ta lexojnë orientimin seksual të një njeriu në një të njëzetën e sekondës. Është minimumi i kohës që duhet për ta dalluar në mënyrë të ndërgjegjshme një fytyrë.

Nëse jeni të zgjuar- Nëse i shihni drejt e në sy ju perceptojnë si më inteligjentë. Nëse mbani syze të trasha dhe flisni plot shprehi, ndihmon shumë.

Nëse jeni të suksesshëm- Njerëzit shohin si më të suksesshëm ata që mbajnë rroba të prera fiks për trupin e tyre, se ata që janë të shkujdesur për rrobat që mbajnë dhe masën.

Nëse jeni dominues- Njerëzit i shohin ata që janë qerosë, si më dominues se njerëzit me kokën plot me flokë.

Nëse jeni imoralë- Njerëzit i perceptojnë gratë me tatuazhe të dukshme si më pak tërheqëse, më të prirë për alkool dhe më imorale se sa gratë pa tatuazhe – kjo për shkak të stereotipeve mbi gratë me tatuazhe.

Nëse jeni aventurierë- Njerëzit kuptojnë shumë nga mënyra se si ecni. Të ecurit shkujdesur dhe hapa të mëdhenj ju bën të dukeni më aventurierë, të ecurit shumë të rregullt ju bën të dukeni si neurotikë

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona