Per vlonjatin...Sa të mbarojë në Ekuador direkt këtu! E kërkojnë Italianët edhe belgët ...." Zbardhen përgjimet e Dedan Gjonit, informator dhe për Dritan Rexhepin

Nga përgjimet që ndodhen në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri dhe jo vetëm pasi akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës.

Bëhet fjalë për një përgjim të 2020 kur Dritan Rexhepi ndodhej në Ekuador ndërsa e kërkonte ta ekstradonte edhe Shqipëria, Italia dhe Belgjika.

Sipas dosjes Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacionin SkyECC  identifikohet si përdorues i DM16CF. Ky i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.

Në dosje thuhet se  Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit.

Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si "Vlonjati" që do mbarojë punë në Ekuador” thuhet në dosje.

Me datë 20.09.2020 në orën 09:11  Dedan Gjoni takohet me një person pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tek i cili do interesohej për porosinë

Më pas shkëmben mesazhet me një person të me kodin JKE1C8, i paidentifikuar në dosje. Gjatë bisedës Gjoni i tregon se italianët janë shumë të rezervuar pasi kishin frikë nga dekonspirimi.

Dedan Gjoni: Isha me ate shokun...
JKE1C8-- Ti shefii ca po ban..
Dedan Gjoni: Cbehet andej...
JKEIC8-ca thoshte...
DMI6CF--Asgje per ty... Dhe krejt demi eshte bere me ate d r nga vlora...
JKEIC8--po e di...
DMI6CF Mos i thuaj gjë nokut...
JKEIC8--po ca ka fol ne tel asht hap bythesh punoj me filanin a ca...
DM16CF--Kishin kerkuar info nderkombetareve per te...Qija nanen... Per ate zot...
JKE1C8--Cpun kam un ca më thu ti o shok maroj muabeti...
JKEIC8--ca tha naj gje tjeter ca tha per shokun a per ngjarjen...
DMI6CF-Per koke te djalit…U habita... Kan kerkuar info, e di kush ka dosjen...
Por me shume e kan vete it....Jan treguar sh te rezervuar itl...Per tu habit... Kurse per ate, eshte bere marrveshja...Do ekstradohet ne Shqiperi...Per vlonhatin...Sa te mbaroje ne ekuador direkt ketu...E kerkojne edhe belget... Edhe it... Biles itl me shume...
JKEIC8--atij ti q... r.. vk tina... po per shokun ca tha naj gje fiks a kan dit gje a thu aty ne Shqiperi para se me i ik ktij ne shoi...
DM16CF--Per cdo gje me njofton...
JKEIC8--shpi...
DMI6CF--Jo fare...Sh diskret itl...
JKEIC8--naj gje tjeter per muabet ca thoshte...
DMI6CF--Ofl vetem gjoba po ben... Hahaha... U kishin filluar procedim ca oficerave... Hahah...
JKE1C8--jojo po kur mund tr merret vesh lista...po bajn list tjeter...apo ne janar myllet seriozisht ofl?...
DMI6CF--Funksionon ndryshe shok me keta... Ketyre u kerkojne info dhe kur marrin denime dhe kerkojne kapjen e tyre me qellim ekstradimi... Kaq... Kordinim e shpallje ne kerkim...
JKEIC8--po thu per italin ?...
DMI6CF-Per te gjithe vendet qe kemi marrveshje...
JKEIC8--ca tha naj gje tjeter per shokun per muabet ca thoshte ?...
DMI6CF--Asgje shok...Asgje prej gjeje...Se dhe une se ngacmova shume...Se kisha merakun me shume per ty...Se eshte bere mediatike puna e tij...Por qe ne fillim me tha se itl kan qene sh te rezervuar...
JKEIC8--q... nanen...paska ba si mafhoze me fertet italia....kan pas merak mos ju del info ndoshta... DM16CF--Po kan pas raste deshtimi me ne...Shume here...
JKEIC8--po po...". thuhet në faqen 77-78 te dosjes.

Dritan Rexhepi u arrestua më 8 nëntor 2023 në Stamboll gjatë një operacioni të policisë turke në bashkëpunim me autoritetet italiane. Shqipëria ka bërë gati dosjen dhe kërkon ekstradimin e tij.

Dedan Gjoni  akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine në BE.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Mos u hap shumë në Brazil se është vështirë’, si u kap 69 kg kokainë! Djali i Breçanit: Babai më tha se po zbërthehet SkyECC, ishalla biem gjithë në një sektor


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë