Për "weekend" kapen 58 kg kanabis
dhe arrestohen 7 "transportuesit"

Për dhe arrestohen 7 "transportuesit"">
TIRANE- Gjatë 24 orëve u sekuestruan 58 kg lëndë nartokike në Gjirokastër dhe Durrës. Operacionet e koduara "Transportuesi” dhe “Weekend” vunë në pranga 7 persona.

“WEEKEND”-i NE DURRËS
 5 persona janë arrestuar në flagrancë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, teksa po transportonin 50 kg kanabis nga fshati Shetel i Shijakut drejt Durrësit. Droga u gjet e fshehur në thasë në automjetin tip Ford Galaxy me targa AA749 II.

“ Nga të dhënat hetimore të nxjerra gjatë hetimit rezulton se lënda narkotike ka pasur si origjinë fshatin Shetel të Durrësit dhe si destinacion tregun e brendshëm të qytetit, për shitje të dozuar.”- thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Operacioni i koduar "Weekend" u përfundua pas një hetimi 1 mujor dhe policia sekuestroi edhe 5 armë nag të cilat 3 armë zjarri e 2 armë gjahu.

Të arrestuarit janë
Rozart Biba, 24 vjeç, banues në fshatin Shetel Shijak
 Avni Tuda, 32 vjec, banues në Shetel, me precedente të mëparshëm penale
Arjan Lika, 29 vjeç, banues në fshatin Likesh Shijak
Ramazan Gjoni, 47 vjec, banues ne Rromanat Durres
Denis Dulaj, 25 vjec, banues në Shkodër.
 
Hetimi po kryhen nga Prokuroria e Rrethit Durrës per veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.
 
“TRANSPORTUESI” NË GJIROKASTËR
Policia e Gjirokastrës ndaloi Elis Malaj nga Tepelena i cili kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe po e transportonte në drejtim të Tepelenës.
 
Operacioni i u koduar “Transportuesi” u ndërmor mbrëmjen e djeshme rreth orës 22: 30 në aksin rrugor Gjirokastër – Subash, kur kanë parë automjetin e dyshuar që po lëviste me shpejtësi në drejtim të Tepelenës.
Menjëherë janë vënë në ndjekje të automjetit Volcvagen AA 343 IH,që drejtohej nga Elis Malaj , i datëlindjes 1988, banues në Tepelenë.

“Gjatë kontrollit të automjetit rezultoi se në brendësi të pjesëve anësore të sediljeve të pasme u gjetën 6 pako të mbështjella me letër natriban , ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë , me peshë të ndryshme gjithësej rreth 8 kilogramë .”- thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Po mbrëmjen e djeshme policia e Gjirokastrës është arrestuar dhe Imer Ruko.

Ndaj këtij , 23 vjeçarit banues në Gjirokastër kishte një masë sigurie “Arrest me burg “ për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” pasi më datën 17.07.2012  ka qenë duke transportuar me automjetin me targa greke YKP 2151,  një sasi lëndë narkotike prej 110 kilogramë Mariuanë në drejtim të kufirit jeshil me Greqinë.

Ky shtetas kur ka parë se ndiqej nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve ka braktisur automjetin dhe lëndën narkotike në dalje të fshatit Vrisera të rrethit Gjirokastër dhe është larguar.

Kapja e tij është bërë në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në një lokal në lagjen Zinxhira të qytetit Gjirokastër.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim