Perandori i jep lamtumirën
futbollit “Totti është Roma”

Perandori i jep lamtumirën<br />futbollit “Totti është Roma”
Kapiteni legjendar i Romës Francesco Totti zbriti për herë të fundit sot në fushë me fanellën verdhekuqe përballë Genoa-s e fituar 3-2.
 
Roma ka qenë i vetmi ekip me të cilin Totti është aktivizuar për 25 vite, që prej vitit 1992 duke refuzuar oferta nga klube gjigante në Europë.
 
Perandori ka luajtur 786 ndeshje me Romën dhe ka shënuar 307 gola, ndërsa ka fituar edhe 5 trofe me verdhekuqtë, 1 kampionat italian, 2 kupa Italie dhe 2 Superkupa.
 
Tashmë 41-vjeç, Totti vendosi që të varte ‘këpucët në gozhdë’ por la pas kujtimin e një futbolli që luhet më shumë për dashuri se për tituj.
 
Festa e lamtumirës e përgatitur për kapitenin e përjetshëm romak ishte madhështore, ndërsa tifozët në lot mbanin në duar pankartën “Totti është Roma”.
 
[gallery]22479[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës