Përballë kanë Partizanin, Thomas Brdaric kërkon kreun: Dimë si t'i mundim, Balaj gati për nesër

Përballë kanë Partizanin, Thomas Brdaric kërkon kreun: Dimë si t'i mundim, Balaj gati për nesër

Thomas Brdaric

SHKODËR - Vllaznia dhe Partizani luajnë të shtunën në orën 19:30 në "Loro Boriçi", me sfidën që vlen për javën e 10-të në Superligën e futbollit. Në prag të sfidës për mediet foli Thomas Brdaric. Trajneri i Vllaznisë tha se Balaj ka lënë pas lëndimin, ndërsa dinë si t'i mposhtin të kuqtë.

Pas konferencës së trajnerit, Vllaznia njoftoi edhe rinovimin deri në verën e 2027 me portierin Kristi Qarri.

“Ka shumë optimizëm në skuadër, luajmë në shtëpinë tonë dhe ne duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë kundër Partizanit në “Loro Boriçi”. Duhet një performancë maksimale dhe që lojtarët të jenë të gatshëm, ata që janë kthyer kanë nisur stërvitjen gjatë javës. Këtë javë duken më mirë dhe e ndjej që energjinë e kemi aty, kemi 24 orë kohë që të përgatitemi në maksimum për ndeshjen.

Stojanoviç dhe Gurishta janë mjaft mirë, Bekimi (Balaj) ka investuar shumë për veten e tij është një lojtar i madh, na mungoi javën e shkuar dhe do të jetë i gatshëm për nesër. Akoma vret se çfarë ndodhi në ndeshjen me Laçin, kemi folur gjatë javës me djemtë, duhet të kemi një plan të mirë për nesër për 90 minuta.

Kampionati - Për mua si trajner dhe stafin duhet të kuptojmë që është një sezon i gjatë, normal ndjehesh më mirë kur ke një ecuri pozitive, çdo detaj i vogël është deçiziv që mund të fitojmë ose humbin ndeshjen.

Duhet të jemi të përqëndruar dhe të kapim kreun e kampionatit, Partizani është një skuadër shumë e fortë dhe ne dimë si t'i mundim ata. Është një futboll tjetër nëse luan në shtëpinë tënde, ne jemi shumë të fokusuar për ndeshjen dhe jemi të përgatitur për Partizanin”, deklaroi Brdariç.

Rinovon Kristi Qarri

Ndërkohë, paraqitjet e mira të portierit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë vendosur të rinovojnë kontratën e Kristi Qarrit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Vllaznia zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me portierin 23-vjeçar deri në vitin 2027.

"Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2027 me portierin Kristi Qarri”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Pas javës së nëntë Vllaznia ka 14 pikë dhe mban vendin e pestë, dy pikë më pak se Partizanit kryesues.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Dhuratë zemre në Krishtlindje! Gjimnazistët e Yzberisht festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër

‘Dhuratë zemre në Krishtlindje! Gjimnazistët e Yzberisht festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër