Përballë nesh Salento, turizmi xhentil
Salento shtrihet e gjitha në pjesën e poshtme të takës së çizmes, nëse kemi parasysh formën e gjithë Italisë. Eshtë tamam përballë Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Sarandës, gjithë Rivierës tonë. Në Salento, me kryeqendër Leccen, ndjehen të njëjtat aroma të bimëve mesdhetare që rriten në Jugun shqiptar dhe perceptohet e njëjta thjeshtësi e njerëzve dhe bukuri e rrallë e natyrës.
Salento shtrihet e gjitha në pjesën e poshtme të takës së çizmes, nëse kemi parasysh formën e gjithë Italisë. Eshtë tamam përballë Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Sarandës, gjithë Rivierës tonë. Në Salento, me kryeqendër Leccen, ndjehen të njëjtat aroma të bimëve mesdhetare që rriten në Jugun shqiptar dhe perceptohet e njëjta thjeshtësi e njerëzve dhe bukuri e rrallë e natyrës. Eshtë një krahinë e Italisë që ruan dhe respekton me dashuri çdo gur, bimë, traditë duke i pasuruar me të rejat që sjell modernizimi.
Ka shumë të përbëshkëta mes nesh dhe salentinëve; qytete si Otranto, Tricase, Maglie ruajnë copëza të historisë shqiptare dhe njerëzit e këtyre anëve kanë një simpati të natyrshme për ne, fqinjët përballë. Spitali i qytetit Tricase ka kuruar shumë fëmijë dhe të rritur shqiptarë, është një nga ekselencat e Jugut ekstrem të Italisë. Bashkëpunime të mira janë bërë edhe me Universitetin e Lecce-s. Në bare nuk është e vështirë të takosh sipërmarrës që kanë prekur realitetin shqiptar e të shohësh rrugëve të shtrihen pronat me stemën e familjes që pason Kastriot Skendërbeun. Në Alessano, Tricase ka aristokratë me origjinë shqiptare.
Vitet e fundit turizmi në Salento është një zbulim jo vetëm për Italinë, por edhe për jashtë saj. Salento është në modë. Aktorë, regjisorë, shkrimtarë me famë botërore kanë blerë të ashtuquajturat maseri (kështjella, ferma) i kanë restauruar, duke i kthyer në shkëlqimin e tyre të mëparshëm. Çdo qytet, sado i vogël, ka kështjellën e familjes aristokrate që e ka drejtuar. Shumë nga këto shtëpi-kështjella janë rindërtuar, të tjera janë në shitje apo në administrim të komunave; të gjitha i japin një sharm të veçantë të gjithë kësaj krahine. Salento nuk shquhet për turizmin e luksit, por në atë të thjeshtësisë, natyrës e kuzhinës së mirë. Bashkitë e qyteteve të ndryshme organizojnë festa kulinare gjatë gjithë verës, që mbushin rrugët plot me njerëz dhe me erëra të mrekullueshme gatimesh: Festa e domates, e kërmijve, e pjeprit, e sherebelës, e patëllxhanit... Apo teatro të rrugës, promovime librash në sheshe, biseda me aktorë, shkrimtarë e artistë... E gjithë Salento shndërrohet në një skenë në qiell të hapur, ku si skenografi janë sheshet e qyteteve.
E megjithatë, në një javë qëndrim në këtë tokë përballë nesh, kuptova dhe një sekret tjetër: atë të buzëqëshjes, përkushtimit ndaj turistëve dhe të takimit të njerëzve të mirë. Edhe një B&B në Casamassella, si të thuash Tërbaç apo Dukat, i pret bujtësit restësorë si të ishin mbretër.
E di që shumë shqiptarë kanë në mendjen e tyre turizëm të tipit Dubai, Antalja, apo ishuj të famshëm në botë, por për ne, për Jugun tonë eksperienca e Salentos me thjeshtësinë dhe bujarinë na shkon shumë për shtat. Jugu i Shqipërisë, i pasur dhe i bukur sa më s’ka, do të pasurohej akoma më shumë po të kthente sytë nga ky turizëm i thjeshtë e xhentil, vetëm pak kilometra përballë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera
23 Dhjetor, 18:00
-
FOTO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Hill: Nuk shohim prova që e lidhin Beogradin me sulmin në kanalin e furnizimit me ujë në veri të Kosovës
23 Dhjetor, 17:59
-
Mosbindja civile, protestuesit te Zogu i Zi i hapin rrugë ambulancës
23 Dhjetor, 17:59
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën
23 Dhjetor, 17:55
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL
23 Dhjetor, 17:49
-
Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!
23 Dhjetor, 17:44
-
Qytetarët që bllokohen në trafik nga protesta e PD-së, Berisha: Disa mund të lëndohen! Por kjo mosbindje civile është edhe për ta, për t'i çliruar nga narko-diktatura
23 Dhjetor, 17:41
-
Berisha në protestë: Vuçiçi po dridhet, e njëjta gjë e pret dhe Ramën! Nuk e falim Portin e Durrësit
23 Dhjetor, 17:39
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor, 17:35