Përballet me Erdoganin në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi, Kilicdaroglu përplas dorën në tavolinë dhe betohet për fitore (VIDEO)

Përballet me Erdoganin në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi, Kilicdaroglu përplas dorën në tavolinë dhe betohet për fitore (VIDEO)

Pasi zgjedhjet presidenciale në Turqi shkuan në balotazh, ku raundi i dytë do të mbahet në 28 maj, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, rivali kryesor përballë Erdogan.

Nëpërmjet një videoje të publikuar, Kilicdaroglu u bën thirrje mbështetësve të tij që të mos dëshpërohen dhe thekson se do të punohet pa ndërprerje për të fituar zgjedhjet. Ndërsa në fund të reagimit të tij, përplas dorën në tavolinë në shenjë vendosmërie për të garuar në raundin e dytë përballë Erdogan.

“Njerëzit e mi të dashur, që nga dje po punojmë pa ndërprerje. Mos u dëshpëroni. Unë do të ngrihem, dhe do t’i fitojmë këto zgjedhje së bashku. Në fund të çdo gjëje fjalën do ta thotë vetëm kombi ynë”, shkruan Kemal Kilicdaroglu në Twitter.

 


Lajmi kryesor:

‘Thyhet’ pushteti 20-vjeçar i Erdogan? Turqia kalon në balotazh! I pathyeshmi prej 2 dekadash epërsi të ngushtë me rivalin e tij


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë