Është publikuar kundërshtari i boksierit Florian Marku më 25 gusht në ‘Air Albania’ në Tiranë. Përballë 29-vjeçarit të lindur në Lushnje do jetë meksikani Miguel Parra Ramirez, ndërsa në lojë do të jetë brezi WBC Silver Interim.
Parra Ramirez është një boksier ekspert 28-vjeçar meksikan, i cili po ecën me hapa të shpejtë në ringun botëror, ndonëse në peshën super të lehtë dhe jo në velter ku bokson normalisht Marku. Ai ka regjistruar në karrierë 21 fitore (14 me KO), 2 humbje dhe një barazim në ringun profesionist.
Marku nga ana tjetër synon që të rritë serinë e tij të ndeshjeve pa u mposhtur, teksa aktualisht regjistron 11 fitore e 1 barazim në ringun profesionit, ku synon që shumë shpejt të sfidojë kampionët më të mëdhenj.