Përballja me gjigantët e Ballkanit në CL, Ilir Daja: Dinamo emër i madh, na duhet të respektojmë veten

Përballja me gjigantët e Ballkanit në CL, Ilir Daja: Dinamo emër i madh, na duhet të respektojmë veten

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Ballkani dhe Dinamo Zagreb luajnë nesër në 18:45 në "Fadil Vokrri" për raundin e dytë në grupin C të Conference League. Kampionët e Kosovës presin në Prishtinë gjigantët e Evropës në futboll, teksa para medieve foli trajneri Ilir Daja. Numri një i stolit tha se janë të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, ndërsa duhet të respektojnë veten.

"Për ecurinë e Dinamos dhe nivelin që ka, nuk duhet folur shumë, pasi është një klub me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është përfaqësuesja më e mirë e kampionatit të Kroacisë, një vend që ka qenë edhe nënkampion bote. E kemi ndjekur ecurinë e tyre, pasi kemi pasur më shumë kohë dhe mund t’u them se janë favoritët kryesorë, bashkë me Viktoria Plzen, për të kaluar grupin, por duke pasur edhe suportin e tifozëve tanë, besoj që nuk do të kemi nevojë për motivim dhe do të menaxhojmë emocionet, për të bërë një ndeshje të mirë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë që nesër të bëjmë diçka të bukur", tha trajneri.

Më pas trajneri u ndal edhe te mungesat, si edhe largimet që së fundmi kanë ndodhur nga Ballkani.

"Luajmë për herë të dytë në grupet e Conference League dhe në aspektin e eksperiencës jemi shumë më mirë. Megjithatë na janë larguar shumë lojtarë cilësorë në një afat shumë të afërt, pasi nuk kemi më Rrahmanin e Korenicën që janë larguar dhe Emërllahun të dëmtuar. Kanë qenë liderë të skuadrës, ndaj është e vështirë t’i zëvendësosh. Kemi eksperiencë më shumë krahasuar me një vit më parë, por lojtarët që kanë ardhur, duan kohën e vet që të zëvendësojnë këto pika të forta që kemi pasur në ekip. Luajmë kundër një rivali të fortë, por ne duhet të respektojmë veten dhe punën e përditshme që bëjmë", tha Daja.

Pas ndeshjes së parë të humbur 1-0 me Viktoria Plzen, Ballkani me zero pikë është në vendin e tretë në grup me zero pikë. Dinamo Zagreb dhe Viktoria Plzen kanë nga tre pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh