Trajneri i Kombëtares, Sylvinho në një intervistë për Corriere della Sera foli jo vetëm për sfidën me Italinë, por u ndal edhe te raporti me Roberto Mancinin, dikur ndihmës i tij tek Interi.
“Gjatë shortit mendova, fatmirësisht nuk është ai në stol. Të luaja kundër tij do të ishte e çuditshme. Gjithsesi me apo pa Mancinin, për ne do të jetë e vështirë. Si një brazilian, Italia më ka bërë për të qarë në 1982 me Paulo Rossin, por unë e dua shumë atë.
Çfarë kam marrë nga Mancini? Kam marrë shumë, ai është një menaxher i shkëlqyer, i njeh lojtarët, ka personalitet, lidership, qetësi. Unë shpresoj vetëm që t’i kem dhënë diçka atij”, theksoi Sylvinho.
Më pas Sylvinho foli për Kombëtaren që drejton dhe shanset që Shqipëria ka në Grupin B të Euro 2024, ku më 15 qershor luajmë kundër Italisë në Dortmund.
“Për çfarë shquhet ekipi im? Për organizim, kjo është thelbësore nëse ke pak kohë që punon.
Fituat kualifikueset, por shorti iu vendosi në një grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë? Nuk e morëm keq shortin, dëshirojmë të luajmë kundër më të mirëve. Jemi një përfaqësuese e re, kjo është hera e dytë që marrim pjesë në një Evropian, pas 2016 me De Biasin. Jemi rritur shumë, por duhet të mësojmë akoma më shumë. Duhet ta shfrytëzojmë me përgjegjësi këtë moment, jemi të karikuar.
A është Italia favorite të shtunën? Është e drejtë që të jetë kështu, por futbolli është i çmendur, mund të ndodhë gjithçka.
Shqiptarët me pasaporta të dyfishta zgjedhin gjithmonë fanellën e kuqe, a mund të bëjë diferencën? Po, ekziston një ndjenjë unike e përkatësisë. Këta djem luajnë për gjyshërit, baballarët, nënat e tyre. Në dhomat e zhveshjes, kur kërcejnë me muzikë shqiptare, u shpërthen dashuria për rrënjët e tyre. E bukur.
Shqipëria nuk është një kombëtare si të tjerat, pse? Sepse ka tre milionë shqiptarë në shtëpi, që bëhet një duzinë me ata nëpër botë. Kërkimi i lojtarëve është punë shumë e vështirë, por stimuluese. Me skautizëm gjetëm disa në Kore, Turqi, Danimarkë. Shikojmë shumë video dhe kur është koha për të zgjedhur fluturojmë për në vendndodhje. Pak si klubet.
Çfarë prisni nga Italia? Spalletti është një nga më të mirët, pres një Itali shumë të organizuar, të ashpër, të fortë në tranzicion, e cila nëse është e nevojshme mbrohet me 11 dhe rifillon me 7, shumë e ashpër në situatat një me një, me bazën e Interit që luan me kujdes,
Krahasuar me vitin 2021 ka shumë ndryshime - Është një proces i natyrshëm. Veteranët si Bonucci dhe Chiellini mungojnë, por Italia ka përvojë, aftësi, posedim, ndjenjë konkurrence. Është e gjitha aty. Dhe përveç kësaj është Barella, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm. Pres që ai të luajë.
Kë do të dëshironit të stërvitje? Ka dikë që kam trajnuar: Mancini donte të linte një djalë nga ekipi i të rinjve të luante gjerësisht në të majtë, Dimarco.
A është Asllani drejtues teknik? Ai është rritur shumë dhe është i fortë në lojën në ajër.
A është Djimsiti lideri moral? Po, ai pati një sezon të mrekullueshëm me Atalantën. Na jep qetësinë e nevojshme mendore", u shpreh ndër të tjera Sylvinho.
Ndoshta me Italine mund edhe te luajne pak me topin apo te shenojne, por me Spanjen dhe Kroacine, ka pak mundesi veprimi. Sidoqofte Suksese ekipit!
Përgjigju