Përçahen talebanët, sherr për pushtetin në pallatin presidencial

Përçahen talebanët, sherr për pushtetin në pallatin presidencial

Bashkëthemeluesi i grupit të talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar

Pushteti duket se po përçanë talebanët. Sipas BBC, një përplasje e fortë ka shpërthyer mes udhëheqësve të talebanëve për përbërjen e qeverisë së re.

Në debat u përfshinë bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar dhe një anëtari i kabinetit, Khalil ur -Rahman Haqqani.

Baradar dhe Khalil ur -Rahman Haqqani, ministër për refugjatët dhe një figurë e shquar brenda rrjetit militant Haqqani, gjatë një mbledhje në pallatin presidencial, debatuan pasi zv.kryeministri Baradar,  ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë së përkohshme.

Megjithatë këto pretendime janë mohuar zyrtarisht nga talebanët.

Talibanët morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar dhe që atëherë e kanë shpallur vendin një "Emirat Islamik". Kabineti i tyre i ri i përkohshëm është tërësisht mashkull dhe përbëhet nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen