Përçahen vendorët PD e PS 
për Reformën Territoriale

Përçahen vendorët PD e PS <br />për Reformën Territoriale
TIRANE- Tetëdhjet e tetë njësi vendore janë shprehu pro ndarjes së re administrative ndërsa 62 janë shprehur kundër. Në mbledhjen e djeshme të komisionit për reformën administrative, kryetari i komisionit Bashkim Fino theksoi para anëtarëve se deri në datën 4 korrik kanë kthyer përgjigjen 150 njësi të qeverisjes vendore të cilat deri në datën 7 kanë ardhur në rritje. Sipas tij, nga 150 njësi, 88 janë shprehur pro dhe 62 kundër ndarjes së re administrative. Por ajo që ra në sy është fakti se një pjesë e komunave që janë shprehur kundër janë edhe ato socialiste.

Konkretisht sipas Finos nga radhët e njësive vendore socialiste, 83 janë shprehur pro ndërsa 30 kundër duke dëshmuar se një pjesë e komunave të drejtuar nga e majta janë kundër kësaj ndarjeje. “Deri para një jave kanë kthyer përgjigje rreth 170 njësi të qeverisje vendore ku është shprehur kryetari i njësive vendore ose këshilli. Në mënyrë të detajuar kanë kthyer përgjigje 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga të cilët 88 kryetarë janë shprehur pro dhe 62 kundër. Kanë kthyer përgjigje 81 këshilla bashkiakë dhe komunash prej të cilëve 41 janë shprehur pro dhe 40 kundër.

Kryetarët e njësive vendore të drejtuara nga partia Socialiste, 83 janë shprehur pro dhe 41 kundër ndarjes së re administrative të miratuar nga komisionit. Kryetar të njësive vendore të drejtuar nga Partia Demokratike, 10 janë shprehur pro dhe 73 kundër. Këshilla vendore të drejtuar nga Partia Demokratike 16 janë shprehur pro dhe 30 kundër Këshilla vendorë të drejtuar nga Partia Socialiste 31 pro 23 kundër”,- tha Fino.
Por nga deklarata e bërë nga krye i komisionit të Reformës Territoriale bie në sy se edhe një pjesë e njësive vendore të drejtuara nga opozita janë shprehur pro ndarjes së re administrative duke dëshmuar një qëndrim kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Krahas kësaj, edhe vendimi i marrë nga këshillat e njësive vendore ishte tejet i ndryshëm nga ai që ka mbajtur partia demokratike.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!