Përçahet opozita, deputeti i LSI: Jam kundër mosbindjes civile

TIRANE- Pavarësisht mbledhjes së përbashkët mbrëmë të dy grupeve parlamentare dhe vendimit për mosbindje civile, deputetët e PD dhe LSI nuk janë të unifikuar në qëndrimin e tyre. Deputeti i LSI, Robert Bitri në një prononcim për Report Tv është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile. 

“Zoti Basha nuk është kryetar i partisë sime. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim”


Prononcimi i deputetit të LSI, Bitri

Të jeni më prezent ku rrëmbehen njerëzit në polici. Ju do i paguani taksat? (gazetarëve) Jam i gëzuar që do i paguani taksat e larta.

Prononcimi i Petrit Vasilit

Kurse kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se Parlamenti nuk do të bojkotohet, por do të vijojë për t’i dhënë frymë mosbindjes civile.

Parlamenti do të vijojë për t’i dhënë frymë mosbindjes civile. Mos pagimi i taksave? Kjo nuk është punë për ne, taksat janë për fukarenjtë...

Prononcimi i Dashamir Shehit

Opozita nuk ka një vendim për bojkot të komisioneve parlamentare, por nga deputetët e PD ishin vetëm dy, Halim Kosova dhe Rudina Hajdari, ndërsa të tjerët ishin në protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

“Patjetër që do të marr pjesë në mbledhje komisioni”

Prononcimi i deputetit të PD, Halim Kosova

Ndërkohë që të gjithë deputetët e LSI kanë vijuar normalisht punën në komisionet parlamentare të Kuvendit. Pas arrestimit të 23 personave për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit dhe 20 të tjerëve që janë në kërkim, krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI deklaruan mbrëmë se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin.

Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format. Por duket se vendimi ka hasur në kundërshti brenda LSI, pas deklaratave të sotme të deputetit Robert Bitri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 04/04/2018 15:04

    O koke palare qe jeni jeni deputete po populli nuk u degjon se nuk u eshte merzitur jeta qe te shkojne mish per top qe te merni pushtet ju .O prostituta politike qe jeni doni pushtet ne tavoline nuk u jep njeri.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 03/04/2018 16:41

    Basha natyrisht qe eshte ne fund te karrieres politike. Por ai eshte dhe ne fund te zorres se trashe, si zgjatim i jashqitjes se Berishes &CO.Ne te seçkes do vene.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 03/04/2018 16:37

    Basha dhe Kryemu** te marin nga nje brisk te mire, se natyrisht pranvera rrit edhe barin edhe leshin.....ndaj ne te gjithe supermarketet ishin mbaruar brisqet, i kishin mare dhe kane paisur ata te mos bindjes...kjo eshte "armatosja" e tanishme me brsiqe rroje...

    Përgjigju
  • Petrua: 03/04/2018 12:58

    Pasi u binden qe populli nuk i voton e gjejne zgjidhjen per te ardhur ne pushtet vetem nepermjet dhunes dhe anarkise.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/04/2018 12:35

    Nese eshte deklarate e sinqerte duhet pershendetur me respekt. Banda Mona, Basha, Berishet duan ti vene flaken shqiperise per te shpetuar c'te mundin nga ato qe kane vjedhur.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 03/04/2018 12:24

    Behuni bashke per Shqiperine e femijet tane,lerini thirrjet per tym e flake te monstrave qe nuk e duan kete vend,qe kerkojne vetem anarki per t'i shpetuar drejtesise.

    Përgjigju
  • MARUI: 03/04/2018 10:59

    Bravo Robert Bitri puno për Shqiprin e për Shqiptarët jo për mona fshataren ordinere familje hajdutësh që pin gjakun e këti populli martir.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 11/05/2018 12:57

      Po punon per vete thuaj o inteligjent

    • ce: 03/04/2018 11:39

      ata qe e kane ndare mendjen per te ardhur ne pushtet duke u mbeshtetur tek vagabondet e kukesit do te marin pergjigjen e merituar nge populli shqiptar, Bashes i ka ikur petlla nga endrra e cmendur per pushtet dhe baxhella sheh endrra se eshte force e pare, zagaret , vandalet , kafshet e kukesit nuk do pengojne shqiperine ne rrugen drejt europes,,,,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja