Përçahet opozita? Deputetët e PD bojkotojnë Komisionet, merr pjesë LSI

Ka nisur Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet dhe diskutohet e vendoset mbi projektligje të rëndësishme, momentalisht mbizotëron mazhoranca.

Në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD, ndërsa ato të LSI kanë qënë pjesëmarrës. Një seancë dëgjimore me zv/kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike.

Në Komision ka pasur debat mes socialistit Alket Hyseni dhe të vetmit opozitar në sallë, Nasip Naçon. Gjatë diskutimeve për raportin e Departamentit të Administratës Publike, Naço drejtoi pyetje për policinë gri që Rama përmendtte në fushatë dhe se çfarë u bë me të. Por Alket Hyseni i cilësuar pyetjet e Naços si pyetje katundare dhe replikat mes tyre kanë vazhduar edhe me ironi.

Debati
Nasip Naco: Çfarë u bë me atë policinë gri që Rama e përmendte në fushatë?
Alket Hyseni: Çfarë janë këto pyetje katunare.
Senida Mesi: Policia gri u pezullua që të mos ishte renduese për qytetarët. Të mos kishte kontrolle dhe gjobitje sipas qejfit.
Nasip Naco: Boll se ke probleme të tjera, mos u merr me mua.
Alket Hyseni: U dha shpjegim për këto. Pyetje katunare komplet. S’mund të përsërisim pyetjet. Mos fol si katunar…
Nasip Naco: Çke mo. Kujdes kur flet me mua…
Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar…
Nasip Naco: E di që je i mërzitur... Por s’ta zgjidh unë problemin.


(Komisioni i Ligjeve, në seancë dëgjimore zvkryeministrja Senida Mesi)

Mbledhja e sotme ka këtë rend dite:Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit në datat 27 dhe 28 mars 2018.
Miratimi i kalendarit të ri të punimeve të komisionit për periudhën 09 – 27 prill 2018.
Shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017.
Miratimi i raportit të komisionit mbi vlerësimin e veprimtarisë së kryer nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për vitin 2017.
Momentalisht po bëhet vetëm shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarise se Administrates Publike për vitin 2017.
Në Komisionin e Integrimit Europian ka munguar kryetari i tij, Genc Pollo, dhe seanca u drejtuar nga nënkryetari i saj Bledar Çuçi. Por çfarë do të ndodhe me pikat e tjera të rendit të dites? A do të miratojë mazhoranca pikat, pa praninë e opozitës?


(Bledar Çuçi në Komisionin e Integrimit Europian)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 11/04/2018 18:00

    Permirret opozita

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri