DURRES- Në një prej ditëve nga 10 deri me 15 shtator, dega e PD së Durrësit do të zhvillojë analizën e zgjedhjeve lokale të muajit qershor. Në këto zgjedhje PD pësoi humbjen më të thellë qëkurse është shfaqur pluralizmi në vendin tonë.

Në këtë analizë PD e Durrësit do të shkojë më e përçarë se kurrë dhe pa një ide të qartë se çfarë do të ngjasë më pas. Cila do të jetë strategjia për të shkuar në zgjedhjet politike të vitit 2013? Një grup kërkon “kokën” e kreut të partisë Osman Stafa dhe zëvendësimin e tij me një tjetër emër. Por si do të realizohet shkarkimi i tij? Statuti i partisë nuk e parashikon një vendim të tillë për më tepër që Stafa kishte vetëm 8 muaj në krye të PD së Durrësit kur u zhvilluan zgjedhjet.