Mbetet ende problematike situata me zjarrin në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, Zjarri ka marrë zhvillime në tre drejtime, por njëri që është rreth fshatit Borie Lurë po rrezikon 5-6 banesa, pavarësisht përqendrimit të lartë të forcave të emergjencës. Një tjetër vatër ndodhet në vendin e quajtur Qafa e Helmës në Fushë Bulqizë ku zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll situatën.

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse. Reagimi i menjëhershëm i strukturave të emergjencave si dhë ndihma e banorëve të zonës  bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera.

Sipas bilancit paraprak, nga zjarri i sotëm është djegur një kasolle e braktisur, ndërsa flakët kanë përshkuar rreth 7 dynymë me shkurre. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Në Has e Tropojë, janë shuar 4 vatra zjarri në dy ditët e fundit që kanë djegur shkurre e mbeturina.

Lajm në përditësim...