Mungesa e dhomave figoriferike për ruajten e prodhimeve të fermerëve, shpesh herë ka shkaktuar kalbëzimin e tyre, duke bërë që fermerët të përballen me dëme të mëdha ekonomike.
Nga ana tjetër gjatë periudhës së dimrit qytetarët përballen me çmime të kripura, pasi konsumojnë fruta dhe perime të importit. Aktualisht në të gjithë vendin funksionojnë një numër i ulët magazinash figoriferike, dhe për këtë arsye politikat e qeverisë janë fokusuar në këtë drejtim.
Nëpërmjet një vendimi i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për ndërtimin e objekteve, për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore.
Kështu vendimi përcakton se leja e ndërtimit do të jepet me kushtin e vetëm që të mos ndryshohet destinacioni i saj; Të zhvillohen në një kat të vetëm dhe të respektojnë lartësinë maksimale 4,50 metër, me përjashtim të oxhakëve, siloseve dhe strukturave që tejkalojnë këtë lartësi për shkak të karakteristikave teknike; Të realizohen sipas tipologjive të përshtatshme për funksionin që do të kryejnë.
Sipërfaqja e serave me themele të vazhduara, të cilat janë të lidhura në mënyrë të qëndrueshme dhe të përhershme me tokën, nuk duhet të tejkalojë 70% të sipërfaqes së pronës; Serat duhet të ndërtohen jo më pak se 5 metër nga banesat ekzistuese në të njëjtën ngastër, 10 metër nga banesat e tjera dhe jo më pak se 3 m nga kufiri i pronës.
Objektet për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, duhet të plotësojnë kushtin që vëllimi maksimal i objektit të mos tejkalojë intensitetin e ndërtimit prej 1 m2/m2; Të respektojnë distancat minimale 7 metër nga kufijtë e pronës dhe 10 m nga ndërtesa të tjera./atsh/
/Shqiptarja.com