TIRANE- Përçarja politike ndërmjet PD-së dhe PS-së duket se ka vënë një pikëpyetje të madhe për marrjen e statusit të vendit kandidat. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga BE për miratimin e rezolutës së përbashkët për integrimin në Bashkimin Europian, erdhi edhe reagimi i parë i kryetarit të Komisionit të Brukselit për këtë çështje, Eduard Kukan. Në reagimin e tij ai theksoi se palët kanë humbur një shans shumë të madh për të dhënë një përqasje pozitive në Këshillin e Qershorit duke rrezikuar në këtë mënyrë marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Secila palë tashmë do të mundohet t’ia hedhë fajin palës tjetër. Nuk dua të them se cila palë është më tepër përgjegjëse, vetëm dua të nënvizoj se mënyra europiane është për negociata dhe për arritjen e kompromiseve. Fakti që nuk ka marrëveshje do ta dëmtojë shumë Shqipërinë, sepse në Këshillin e Qershorit do të diskutohet sërish për statusin kandidat. Në Këshillin e fundit u vlerësuan tendencat pozitive që vinin nga vendi, kultura politike e dialogu ekzistonin aty, por Këshilli donte të nënkuptonte që këto qëndrime kishin jetëgjatësi, e nëse do të arrihej deri në rezultate.
Kjo ishte mundësia e artë për të treguar se nuk vijonte tendenca afatshkurtër. Për fat të keq, Komisioni do të shkruajë se nuk pati marrëveshje, nuk u arrit kompromis politik, pra nuk e di se ç’rezultat do të sjellë kjo në Këshill. Unë mendoj se, politikisht, ju humbët një shanc shumë të mirë për të treguar se situata në Shqipëri ka ndryshuar për mirë”, theksoi Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin në BE.
Ping-Pong me fajin
Pas skadimit të afatit, PS dhe PD vijuan dje lojën e hedhjes së përgjegjësisë se përse nuk u arrit marrëveshja politike. I pari që fajësoi palën tjetër ishte Aldo Bumçi i PD-së i cili theksoi se mazhoranca nuk kishte vullnet për një rezolutë të përbashkët duke akuzuar se ata neglizhuan çdo tentativë të opozitës për të arritur një marrëveshje. “Pas kërkesës së përsëritur të opozitës për një reagim ndaj propozimeve te saj, mazhoranca më në fund nisi negocimin, te enjten e shkuar, pas 23 ditësh heshtjeje të plotë e të pajustifikueshme.
Me gjithë këtë vullnet të qartë të opozitës, për të arritur në një deklarate të përbashkët ku do të përfshiheshin çështje thelbësore që lidhen me kushtetutshmërinë, pavarësinë e institucioneve, respektimin e parimit të ndarjes se pushteteve, dyshja Rama-Meta nuk pati vullnet politik për një produkt të përbashkët.
Me metodën e saj tashme të njohur, pasi ra fillimisht dakord, u kthye mbrapa dhe zhbëri variantet e miratuara duke e rikthyer negocimin ne fazën fillestare.” Por pas deklaratës së Bumçit ishte deputeti i PS-së, Taulant Balla i cili theksoi se PD nuk e firmosi rezolutën me urdhër të Berishës, duke e fajësuar se ka bllokuar të gjithë procesin. “Ta themi troç porosia e zotërisë ka qenë e qartë, të mos ketë marrëveshje, sepse kjo mund të ndikojë negativisht tek vendimmarrja për statusin. Sipas tij nuk ka deklaratë, nuk merret statusi”- tha Balla.
Shkrimi u publikua sot (19.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Balla: Berisha s’i lejoi deputetët e PD të firmosnin