TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar kryedemokratit, Lulzim Basha një platformë me 7 pika, sipas së cilëve qëllimi kryesor është institucionalizimi i raportit mes partive opozitare dhe krijimi i një qëndrimi të përbashkët politik. Dy pikat kyçe të kësaj platforme, të siguruar nga gazetari i Report Tv, Elis Memelli, janë kërkesa për të afruar të gjithë të larguarit nga PD-ja në të gjithë legjislaturat dhe krijimi i një senati opozitar, në përbërje të së cilit duhet të jenë intelektualë dhe figura të shquara jashtë vendit.

"Krijimi i Senatit të Opozitës: Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit. Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.
Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat  dhe kryetarëve të bashkive. Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës. Analizojnë punën e qeverisë.Organizojnë dhe drejtojnë takimet, town-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale. Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror"
, shkruhet në platformë.

Gjithashtu, ata synojnë edhe të dokumentojnë për ndërkombëtarët se sa e rëndësishme është prania e tyre në zgjidhjen e krizës politike dhe se si Rama ka shkatërruar procesin e integrimit europian. Për këtë propozojnë ngritjen e një grupi pune për marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Theksi vihet edhe tek një qëndrim i unifikuar i opozitës në dalje mediatike, pikërisht për këtë motiv i kërkohet Bashës që të zhvillohen takime minimumi 1 herë në 2 javë, shtimi i zëdhënësve të opozitës dhe krijimi i një faqeje zyrtare dhe rrjeteve sociale për opozitën me një mesazh politik dhe elektoral të miratuar nga kryetarët.

Platforma e plotë 

1.Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.

Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve. 
Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites

2.Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD.

Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.
Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës. 
Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet,  mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Takimet me grupet e interesit. 
Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që  kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
Reforma Zgjedhore dhe  mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavru
Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
Reforma Administrative
Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.

3.Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare: Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues,  ligjore dhe Institucional ne vend
Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.
-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US 

Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit  Britanik dhe vendeve te BE.
Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE. 
Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
Qendrim I qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs

4. Grupi i Rinisë:

Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.

Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj.,  në Tiranë.
Krijimi i një data base dhe network me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë

5.Media:

Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.
Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.
Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.
Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.

6.Krijimi i Senatit të Opozitës:

Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.
Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.

7.Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat  dhe kryetarëve të bashkive.

Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.
Analizojnë punën e qeverisë.
Organizojnë dhe drejtojnë takimet, town-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale. 
Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.