Dy partitë opozitare, PD dhe LSI kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në Komisionet parlamentare të zhvilluara gjatë ditës së sotme.

Teksa anëtarët e Partisë Demokratike u larguan nga punimet e Komisionit të Ligjeve, deputeti i LSI-së Nasip Naço vendosi të kundërtën.

Naço ka vendosur të qëndrojë në Komision dhe të vazhdojë diskutimin e tij, duke akuzuar se po krijohet një projektligj vetëm e vetëm që të shtojë mandatin e të prokurores së përkohshme, Arta Markut