TIRANË- Përcillen për në banesën e fundit, katër të rinjtë të cilët u aksidentuan me vdekje në Kamëz në gdhirë të së shtunës.
Një ngjarje e rëndë dhe e papritur për familjarët, por që mund të ishte shmangur nëse drejtuesi i mjetit tip BMË, Alfred Beluli, të mos kishte konsumuar alkool dhe të mos ecte me shpejtësi.
Edhe gjatë ditës së sotme, ishte e pamundur t’u shkëpusje deklarime rreth ngjarjes familjarëve të katër viktimave.
Tepër e rëndë paraqitej gjendja në banesën në zonën e Treshit, pranë Institutit Bujqësor në Kamës, e dy të rinjve motër dhe vëlla, Juxhena dhe Klevis Muça, respektivisht 18 dhe 14 vjeç.
Edhe ata kishin dalë për të dëfryer në mbrëmje, me Belulin dhe studentin 22-vjeçar Fatjon Drizaj. Burimet policore që kryen hetimet në vendin e ngjarjes, kanë deklaruar se shkaku i dyshuar i aksidentit është konsumi i pijes alkoolike nga ana e drejtuesit si edhe humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO