Përcillet me nderime në Akademinë
e Shkencave profesori Alfred Uçi

Përcillet me nderime në Akademinë<br />e Shkencave profesori Alfred Uçi
Studiuesi i njohur i estetikës së arteve dhe letërsisë dhe profesor i filozofisë Alfred Uçi është përcjellë me nderim nga dera e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Profesor Uçi u largua nga jeta mëngjesin e ditës së mërkurë në moshën 86-vjeçare.

Në homazhet e mbajtura për akademik Alfred Uçin kanë shkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta, si dhe akademikë e personalitete të tjera të vendit.
 
Profesor Rami Memushaj, akademiku Emil Lafe dhe profesori i letërsisë Sadik bejko kanë vlerësuar kontributin e Uçit në këtë fushë themelore të letërsisë dhe arteve
 
Profesor Alfred Uçi përveç studimeve të shumta që ka bërë në fushën e estetikës, ka dhënë një kontribut të madh edhe ne hartimin e fjalorëve gjuhësorë dhe enciklopedikë të Akademisë së Shkencave. 

[gallery]19347[/gallery]

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik