TIRANË- Me duartrokitje, ashtu siç një artist i madh e meritonte, është përcjellë në banesën e fundit aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. Me rregullat e diktuara nga COVID-19, Ljarja është përcjellë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër ku dhe do të prehet në paqe, duke përmbushur kështu amanetin e tij, ose "Dedës", siç njihet për shkak të rolit të tij në filmin "Rrugë të bardha"!  

Bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Marjetja Ljarja ka mbajtur në duar fotografinë e Rikardit, teksa dilte nga shtëpia e tyre modeste në zonën e Ish- ekspozitës.  Si një shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, ajo ka gjetur forcën për t'i falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë të vështirë, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.

"Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore", tha Marjeta.

Rikardin, nuk braktisën as kolegët e tyre. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Dhurata Hamzai, të pranishëm ishte, Rajmonda Bulku,  çifti Anagnosit, Roza dhe Dhimitri, me këta të fundit që gjetën forcë dhe thanë disa fjalë për mikun e tyre.  "Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë", tha Roza. 

Në Shkodrën që aktori Rikard Ljarja e deshi aq shumë, u mbajt një meshë në kishën katolike, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

 “Alo Dedë, Dedë.... ku je?!”  Vështirë se ajo fytyrë e dashur mund të harrohet edhe paskëtaj.  Breza të tjerë do kalojnë dhe ajo do jetë aty, si një vulë dhe dëshmi e papërsëritshme e kohës, e një epoke të ndritur të kinemasë shqiptare. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Marjeta Ljarja gjen forcën të flasë: Kjo ceremoni e thjeshtë është më e bukur, më njerëzore...nuk kam pishman (VIDEO)

Si një shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, aktorja Mirjeta Ljarja ka gjetur forcën për t'i falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë të vështirë, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.

"Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore", tha Marjeta.

Ora 14:02
Plotësohet amaneti i 'Dedës', mbërrin në Shkodër trupi i pajetë i Rikard Ljarjas

Amaneti i Rikard Ljarjas është çuar deri në fund! Trupi i tij i pajetë është përcjellë në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës, aty ky dhe ai kishte kërkuar. Në një ceremoni mortore të thjeshtë, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe miqtë të afërt, diktuar nën masa të rrepta për shkak të COVID-19, iu dha lamtumira e fundit "Dedës", siç të gjithë e njohim për shkak të rolit të tij në filmin "Rrugë të bardha".

Ora 11:47
Puleshi zbulon talentin e fshehur të Rikard Ljarjas që askush s'e dinte: Jam surprizuar kur i kam parë (VIDEO)

Rikard Ljarja nuk ishte vetëm aktor apo regjisro siç shumë prej nesh e njohim! Në një intervistë për Report Tv, piktorja Adriana Poleshi ka zbuluar se i kanë rënë në duar pikturat e Rikard Ljarjas.

"Në vitet 2000 jam njohur me pikturën e tij, se e njihja si aktor. Kur kam parë pikturat e tij dhe jam surprizuar. Ai ishte Rikard Larja, kam mësuar shumë nga ai", tha Poleshi në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Dhurata Hamzai.

Ora 11:14
Kolegët nuk e braktisin! Roza Anagnosti: Rikard Ljarja ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme (VIDEO)

Ndonëse është një moment, ku vendi po përballet me pandeminë COVID-19, artistët, mikët dhe kolegët janë aty për t'i dhënë lamtumirën e fundit Rikard Ljarja. Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, ka gjetur forcën për të thënë disa fjalë nderimi më Rikardin.

"Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë", tha Roza.