Homazhet do të mbahen në orën 12:00 në kinemanë e qytetit të Kavajës, ndërsa varrimi në orën 14:00.
Gazetarja Adelajda Xhumani u nda papritur nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme në banesën e saj në Tiranë në moshën 31- vjeçare, ku si shkak paraprak dyshohet infarkt në zemër.
Në një komunikatë zyrtare të policisë, bëhej e ditur se gazetarja 31- vjeçare vuante edhe nga epilepsia.
Gazetarja 31- vjeçare ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”. Po ashtu, ka prezantuar emisionet e saj në formate “soft” në televizionin Vizion Plus, News 24 dhe TVSH. Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në këtë qytet.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












