Është dënuar me 8 vite burg 56 vjeçari Eduard Bushi nga Ardenica e Fierit, pasi një vit më parë abuzoi seksualisht duke lënë shtatzënë një vajzë me probleme të shëndetit mendor.
Gjykata e Lushnjës me gjyqtare Arjeta Liko ka deklaruar fajtor Eduard Bushin për "marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur". Bushit i mbeten edhe 6 vite për te vuajtur dënimin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës. 56-vjeçari përdhunoi komshien e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. 33-vjeçarja ka mbetur shtatzënë.