Përdhunoi në hotel 22-vjeçaren, policia arreston 19-vjeçarin në Tiranë

Përdhunoi në hotel 22-vjeçaren, policia arreston 19-vjeçarin në Tiranë

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë vënë në pranga 7 persona dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale; drogë, vjedhje, dhunë, përdhunim dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Një 34-vjeçar me inicialet B. L. u arrestua si edhe u referuan materialet për D. H., A. L., B. V., E. GJ., E. C dhe A. Y., sepse pas një raportimi se në Rrugën e Vilave, në lokalin në pronësi të arrestuarit shitej lëndë narkotike e llojit kokainë dhe kanabis, shërbimet e policisë ushtruan kontroll dhe u gjetën disa doza kanabis.

Një 19-vjeçar me inicialet L. H., 19 vjeç u arrestua pasi në ambientet e një hoteli ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare.

Një grua është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur disa produkte kozmetike në një qendër tregtare. Një i mitur, 15-vjeç u arrestua pasi pas një konflikti goditi me kaçavidë një person që ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Në Kavajë është arrestuar një 43 vjeçar me inicialet A. Sh. pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. Ndërsa dy persona në Tiranë janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Feerit Hqoxha: 18/07/2020 16:05

    Turp qe se cuan deri ne fund Bene gallate kaq kohe duke marre para per mbledhje komisioni mediatike?? Shume turp..

    Përgjigju
  • pupupu: 17/07/2020 20:28

    edhe jashte ndodhin keto gjera,porne rang popullsie ne ia kalojme shumfish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale